Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Russell Crowe divorcohet nga gruaja e tij Danielle Spencer
English

Russell Crowe divorcohet nga gruaja e tij Danielle Spencer

Aktori i Gladiator, Russell Crowe dhe gruaja e tij Danielle Spencer, janë ndarë pas 9 vjet martese.
48-vjeçari fitues i çmimit Oskar dhe gruaja 43-vjeçare e tij këngëtare kanë ndarë rrugët e tyre me mirëkuptim dhe aktori pas ndarjes është përqëndruar tërësisht në karrierën e tij dhe sidomos në filmin e tij të fundit që ai është duke xhirruar.
Çifti, të cilët kanë dy fëmijë - Charles dhe Tennyson, të moshës tetë dhe gjashtë - janë kanë ndarë me mirëkuptim fëmijët duke i mbajtur nëna e tyre Danielle, ndërsa burri i saj vazhdon filmin biblik Noha në SHBA.

Raporti ka ardhur si një goditje ndaj qarqeve të showbiznesit në Australi për shkak se çifti konsiderohej si një çift që kishte një martesë me një lidhje të fortë dhe mardhëniet e tyre ishin mjaft të mira.

Mendohet që arsyeja ka qënë angazhimi tepër i madh i Crowe në jetën e filmit dhe gruaja e tij ishte më shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kujdesit ndaj tyre si dhe duke kënduar dhe duke u shfaqur në TV Australian.

Karriera e tij dhe filmat e ardhshëm që ai i ka në proçes e kanë mbajtur për kohë të gjatë larg familjes së tij.

Ata u martuan në një kishëz në fermë Crowe-së në fshatin Nana Glen, në veri të New South Wales, në vitin 2003, më pas ata jetuan në një apartament në brigjet e portit të Sidneit përpara se të vendoseshin në një rezidencë 6.000.000 rreth 8 milion euro të Rose Bay.
Sydney Morning Herald, i cili ka bërë publik lajmin e ndarjes sot, tha se zonjusha Spencer ishte e qetë, grua e thjeshtë me një natyrë të qetë dhe të qëndrueshme ndaj burrit të saj.

Pavarësisht nga besimi i përgjithshëm se ata ishin një çift perfekt, disa kritikë janë të befasuar për fjalët se zonjusha Spencer ishte fotografuar në një natë jashtë me Damian Whitewood, partneri i saj i valles në një shfaqje televizive, Dancing With the Stars, disa muaj më parë .
Crowe ka hedhur poshtë thashethemet në lidhje me marrëdhëniet e tyre më vonë, kur ai dha gruaja e tij dhanë një puthje para kamerave në aeroportin në Sydney aeroport.

KOMENTE