English

Albert Prenkaj emërohet ambasador i Kosovës në Itali

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka emëruar Ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, Drejtor të Akademisë Diplomatike të Kosovës, me seli në Prizren.
Vendimi i Ministrit Hoxhaj, pason vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Akademisë dhe i hap rrugë funksionalizimit të shpejtë të Akademisë Diplomatike të Kosovës, si një institucion shumë i rëndësishëm për fuqizimin e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës.

Akademia Diplomatike e Kosovës si institucion publik do të merret me përgatitjen dhe formimin profesional të anëtarëve të personelit në shërbimin e jashtëm, duke u mbështetur në parimin se politika e jashtme moderne duhet të funksionojë duke u mbështetur në studim, hulumtim dhe ngritje të kapaciteteve permanente të stafit.

Akademia po ashtu do të hartojë dokumentet strategjike, relevante të politikës së jashtme, do të merret me trajnimin e diplomatëve të Kosovës, si dhe me organizimin e konferencave, forumeve, takimeve rajonale dhe seminareve për çështjet e politikës së jashtme si tërësi.

Akademia Diplomatike do të jetë një urë e fuqishme që do ta lidhë Kosovën me qendrat e mëdha të vendosjes politike.

Selia e saj do të jetë në Prizren, vendim i cili është marr nga Qeveria e Kosovës dhe është bërë publik në korrik nga Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite zhvilluar në Prizren.

KOMENTE