Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Kongresin Statutor të Partisë Popullore Europiane (EPP)
English

Berisha në Kongresin Statutor të Partisë Popullore Europiane (EPP)

Kryeministri Berisha u nis sot për në Rumani, për të marrë pjesë në Kongresin Statutor të Partisë Popullore Europiane (EPP) dhe në samitin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të EPP-së, që zhvillohen më 17-18 tetor, në kryeqytetin rumun Bukuresht. Në ditën e dytë të punimeve të Kongresit, kryeministri Berisha do t’i drejtohet pjesëmarrësve me një fjalë.

Gjatë Kongresit, i cili është edhe Kongresi i 21-të i organizmit politik më të madh europian, do të trajtohet tema “Përgjigja është MË SHUME EUROPË?”, do të përditësohet Platforma Bazë e EPP-së si dhe do të zgjidhet Presidenti i ri i saj. Kryeministri do të marrë pjese dhe në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive anëtare në EPP-së, i cili zhvillohet në kuadrin e Kongresit.

Gjatë këtyre eventeve, Kryeministri Berisha do të ketë takime dhe do të shkëmbejë pikëpamje me liderë europianë pjesëmarrës, mbi zhvillimet e sfidat e sotme në Europë, në kontekstin e krizës ekonomike e financiare, si dhe mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon.

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë gjithashtu, në aktivitetet e organizuara nga ambasada shqiptare në Bukuresht, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kryeministri do të zhvillojë një takim me përfaqësues të familjeve të vjetra, anëtare të delegacionit të Komunitetit të Shqiptarëve të Rumanisë që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë në Vlorë, si dhe të atyre që firmosën deklaratën e pavarësisë, si dhe do të jetë i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore tek Kisha “Sf. Nicolae Dintr-o Zi”, kisha që ka qenë në shërbim të shqiptareve në vitet 1911-1945 dhe ku ka dhënë meshën në gjuhën shqipe Fan S. Noli.

Kryeministri Berisha do të shprehë mirënjohjen e thellë, për kontributin e rëndësishëm që komuniteti shqiptar në Rumani ka dhënë për pavarësinë e Shqipërisë dhe në lëvizjen kulturore shqiptare, duke u bërë një vatër e fuqishme e kësaj lëvizjeje dhe e shoqatave të shquara kulturore të atdhetarëve shqiptarë, për afirmimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit të kombit shqiptar.

KOMENTE