English

Gent Strazimiri flet në parlament mbi situatën e grevistëve. Fjalim i plotë

Fjala e deputetit Gent Strazimiri në Seancë Plenare pas interpelancës së zhvilluar me Ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi dhe Ministrin e Financave, Ritvan Bode në lidhje me dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.

Faleminderit zonja Kryetare,
Faleminderit zoterinj ministra per disponibilitetin e menjehershem, per t’u paraqitur ne kete interpelance ne kohe reokord.
Faleminderit edhe per sqarimet e detajuara qe u dhate kolegeve dhe opinionit publik, te cilat, per hir te se vertetes nuk eshte hera e pare qe i thoni, dhe as une, as opinion publik e as koleget, nuk eshte hera e pare qe i degjojme.

Pra situate rezulton si me poshtë:

Pas nje nderpreje prej 8 vitesh, kompensimi financiar i viktimave te regjimit socialist vazhdon sipas grafikut te paracaktuar dhe miratuar nga ky parlament, i pacenuar ne asnje rast nga veshtiresite buxhetore dhe ekonomike qe kriza globale ka eksportuar pashmangshmerisht ne Shqiperi. Sipas te dhenave qe edhe une kam, jemi vendi qe paguajme me shtrenjte per dite burgu te padrejte, 18.9 dollare, ne nje kohe kur vende te tjera ish-socialiste vertiten tek 9 dollare per dite burgu. I vetmi vend qe na afrohet ne kete statistike eshte nje vend I Bashkimit Evropian, Sllovenia, e cila nje dite burgu socialist, e vlereson 17.5 dollare.

Mirepo pavaresisht ketyre fakteve elokuente, ne kemi prej 28 ditesh nje çader te ngritur ne nje rruge te Tiranes, ku disa individe pretendojne krejtesisht te kunderten, e qe dhunshem po hyjne neper shtepite tona.

Thene kjo, nuk kam nder mend ta fsheh qe shqetesimi im, i cili i u be shkak per kete interpelance, qendron ne nevojen per te hapur publikisht nje proces reflektimi, i cili, jam i bindur qe privatisht po konsumohet ne cdo mendje, ndergjegje e familje shqiptari, madje me sa duket, edhe ne ato te miqve te çmuar, perfaqesues te vendeve mike ne Tirane.

Te nderuar kolege, te nderuar qytetare,

E gjithe historia mua me ngjan me nje atentat drejtuar ndergjegjes se çdo shqiptari, me provokim ekstrem, duke ngritur dilemma mbi dimensionin human te shoqerise sone. A jemi apo s’jemi, te pandjeshem, “kanibale” qofte dhe me heshtjen tone,
A jemi apo s’jemi te gatshem si shoqeri, te bejme gjithçka per PARA, deri dhe te djegim shokun me benzine e cakmak: “live”, .....madje me regji,

A jemi ne nje shoqeri qe nuk e ndjejme te nevojshme t’u themi me qytetari atyre mediave qe na fyejne duke i publikuar “ekskluzivisht” kanibalizmat perpara syve te prinderve tane te nderuar e femijeve tane si engjej, te bindur se “shikueshmeria jone rritet vetem ne kete menyre, se ne në fakt kete duam, kete “shijojme”?
A jemi ne nje shoqeri qe kundrojme me gjakftohtesi tek na “vetedjegin” bashkeshortin, babane, vellane, mikun e po ashtu “in real time” te jemi ne gjendje te bejme edhe analiza mbi pasojat politike te kanibalizmit qe sapo “shijuam”?
A e ndjejme ne mungesen e shoqerise CIVILE, ne jeten tone?
….jo te asaj qe ekziston ne letra e qe merr fonde bujare duke flirtuar me donatoret, qofshin keta qeveri, organizata, individe apo ambasada, por te asaj qe realisht do te duhej te perfaqesonte ndergjegjen, shqetesimin tone, naten tone pa gjume, shkaktuar nga…. “vetedjegesi”…. i shokut te vuajtjeve....?
A na perfaqeson Ne nje “shoqeri civile” e cila ben “kauze” nderkombetare nje çeshtje shume te rendesishme si ajo e te drejtave te “lesbian and gay” duke zgjuar nga gjumi shoqerine shqiptare,
dhe e ve ne gjumin me te turpshem me sedative “kanibalesk” duke marre ne mbrojtje djegesin e shokut: “live”...me regji...per PARA?

E ashtuquajtura “Greve" ka edhe koordinatoret, administratoret, me sakte "tutoret" zyrtare, serioze, sigurisht, me eksperience te gjate pune, te certifikuar me jo pak, por 7 vite burg ne tregeti te “mishit te bardhe”. Dhe ai qe mishin e shet dhe e blen ne nje pusete gjirizi te modifikuar si dhome, nuk ka veshtiresi qe edhe ta djege…….çakmak dhe benzine sjellin ata qe mbeshtesin “kauzen”...

Por cilen “kauze”?
A ka nje “kauze” te viktimave te komunizmit ne Shqiperi?

Pergjigja eshte pa as me te voglen medyshje “PO”!!!

A eshte “kauza” e tyre paraja?
Definitivisht “JO”

Kauza e tyre, dhe sfida jone si shoqeri, eshte rehabilitimi i tyre si shtrese e viktimizuar pa faj, pa krim, per shkak te padrejtesise se ngritur ne sistem, gjate 46 viteve te “regjimit kanibalesk te padrejtesise”. “Kauza” e tyre dhe e jona eshte ligji I lustracionit, te cilin Bamir Topi dhe Fehmi Abdiu ne bashkepunim pervers na e nxorren “antikushtetues”

Po si zgjidhet?
“epo jepu ca leke dreqi ta haje, se vetem ate duan....”- thote pa u lodhur dhe ne te gjitha format, secili prej “tutoreve” jozyrtare te ketij “kanibalizmi heroik”

Pergjigjen, me nje mençuri te pashoqe e me nje heshtje buçitese po aq sa dhe perbuzese, ketyre horrave ua dhane se pari shtresa e viktimave te socializmit.

Kauza e tyre eshte edhe kauza jone dhe kerkon zgjidhje, SOT!

Sigurisht duke u dhene se pari atyre dhe te gjithe shqiptareve mundesine, qe te mos ta marrin si lemoshe sot drejtesine, prej te njejteve individe kanibale qe per 46 vjet i vrane, ne pjesen derrmuese te rasteve pa mbajtur as process-verbal, qe tentuan t”i zhburrerojne neper biruca, nen dhune fizike e psikologjike, qe u perpoqen me çdo kusht qe nga ai ferr kanibalesh, te dalin te…. “riedukuar”, dmth, spiune pa dinjitet, te gatshem per te bere cdo sherbim ne kembim te nje mbijetese prej zvarraniku...

A jane viktimat e komunizmit kaq “te pamoralshem”, “elemente te degjeneruar”?
A jane ata: “armiq te popullit dhe te atdheut, ne sherbim te kujtdo qe u ofron me shume para”?
Kjo eshte çeshtja…

Ja ta analizojme:
Nuk mund te mohohet qe ne kete kanibalizem publik, gjithcka eshte e mireorganizuar, e mirekoordinuar,
dmth: sic thote ne te tilla raste nje diplomat i huaj qe une e vleresoj shume "e strukturuar dhe mireorientuar ne nje objektiv, me mbeshtetje te forte financiare dhe mediatike"...

Mirepo lind pyetja: kur e miremenduan, mirestrukturuan, mirekoordinuan, mirefinancuan e mireorganizuan ....me regji..., a nuk e kishin te mundur te gjenin si koordinator nje burre a grua nga ata qe kane qendruar si shkemb ne tallazet e jetes, qe askush nuk mund t'u thote "spiun sigurimi", “perdhunues”, "bixhozci", "pijanec", "sharlatan" e ca me keq akoma "tutor" prostitutash te lira...?


Pse kjo "dhurate" Sali Berishes dhe te tijve?
Logjikisht, kjo pyetje ka vetem 2 pergjigje te mundeshme:
1. Jo, eshte e pamundur, asnje individ me te dhena te forta integriteti moral dhe njerezor, nuk do te pranonte te luante “kanibalin” ne kete drame, sado inat ta kishte Sali Berishen.
2. Po, edhe mund te gjendej…...por nje i tille u duhej,
kerkohej "nje tutor prostitutash" qe t'i jepte zerin e tij, fytyren e tij, moralin e tij "kauzes" se viktimave te socializmit.
Ketu, "mobilizimi i cdo qelbesire" per te rrezuar Berishen, merr tjeter dimension.
Kthehet ne mobilizim te cdo qelbesire per te bere te paqene "kauzen" e tyre, per t'i dhene asaj permbajtjen e qelbesires, fytyren e qelbesires, zerin e qelbesires dhe te kanibalit qe djeg shokun per PARA…
…sigurisht per t'i dhene te gjithe shtreses vulen e kanibalizmit duke e privuar nga cdo element humanizmi!
Po, a jemi ne nje shoqeri “kanibalesh”?
Jo!
Por sigurisht qe “kanibale” duket se kemi jo pak, madje jemi vete deshmitare te promovimit dhe fteses publike, fatmiresisht te deshperuar, per ta konsideruar perkrahjen e “kanibalizmin publik” si nje vlere intelektuale te ndjeshmerise se “njerezve me shkolle” .Jane ata qe “Rilindje” quajne, citoj, “grumbullimin dhe kontributin e çdo qelbesire”, perdorimin e çdo mjeti e menyre per te rrezuar Sali Berishen.
Sepse kjo eshte “kauza” e tyre!


Natyrisht, e kanibalisht e justifikuar, me lirine Kushtetuese dhe fondamentale per te djegur publikisht shokun…per PARA, dhe lirine po aq kushtetuese por me shume fondamentale per ta transmetuar “live”….kanibalizmin
Jane keta “kanibale” qe me shume se kushdo tjeter, deshmojne perbuzjen dhe neverine per vete aktoret e kesaj drame, kur ne fund te faqes se gazetes a edicionit te lajmeve te hapur “gezueshem” me nje njeri ne flake ne mes te Tiranes, njoftojne qytetarin qe “nese eshte I ndjeshem te beje kujdes me ca foto te tjera ne fund te se njejtes faqe, pasi kane permbajtje te tmerrshme…”
Dhe qytetar ziu, qe tmerrin e ka pare tashme pa paralajmerim, natyrshem mendon: “mor çfare te kete me te tmerrshme se nje shqiptar qe djeg shokun ne mes te Tiranes”…dhe klikon… Atje gjen foto te njerezve te plagosur ne urgjencen e nje spitali ne…. Siri…
Kjo eshte kriminale!! Eshte kriminale, eshte perverse…!!!!

Ne diten e 28 te "greves se urise", verej me shume kenaqesi qe "heronjte e heshtur" gezojne shendet te plote, kane miq e solidaritet me bollek,…. deri edhe mbeshtetjen humane te “vellezerve persekutore”, te cilet u bene shkas per PARET qe sot ia kerkojne Sali Berishes;
“te gjitha me nje dore”, madje qe te shperndahen jo neser, as sot brenda orarit zyrtar se ku I dihet…cfare s’ben Sali Berisha…. “por te shperndahen menjehere… dje”... Ne kete dite te 28, s'mund te mos kujtoj Pjeter Arbnorin qe 2 vjet rrjesht pas greves se urise qe ndermorri ne zyren e Parlamentit ne vitin ‘98, ishte ende nje kufome qe ecte... Kush e takoi? Kush i dha mirekuptim? Ku ishin atehere "shoket" qe sot bejne pelegrinazh te turpshem tek cadra qe cdo dite e me teper i ngjan asaj pusetes se tutorit? Kerkoi gje PARE Pjeter Arbnori? Jo! Kerkoi clirimin e fjales se lire, clirimin e te vetmit ze public, Televizionit Shqiptar, I cili lajmet i fillonte dhe i mbaronte duke mallkuar opoziten dhe citoj “kriminelin Sali Berishen”.

Po ç’beri qeveria ne ate kohe? A ndermorri ndonje hap a vendim?

Pergjigja eshte “PO”, por jo per Pjeter Arbnorin dhe bashkevuajtesit e tij:


Brenda vjeshtes se vitit ’97, u dha pafajesine me vendim gjyqi te gjithe kanibaleve qe denuan pa faj dhe zhduken me mijra shqiptare, dhe ne nje kohe record I demshperbleu me para nde dore si me poshte vijon:
1. Lenka Cuko 5ml 57500 dt. 13.05.2000
2. Arjanit Cela 7ml 30.000 dt 03.03.1999
3. Ramiz Aliaj 6ml 6000 dt 12.05.1999
4. Rapi Mino 3ml 35,500 dt 29.12.1999
5. Prokop Mura, 9ml 4,000 dt 02.06.1999
6. Simon Stefani 6ml 2000 dt 02.06.1999
7. Qirjako Mihali 5ml62500, dt.31.08.1999
8. Rita Marko 1ml 79,000, dt.24.01.2001
9. Zylyftar Ramizi 5ml 29,000 dt. 09.04.1999 (pafajesia ne shtator 1997).


Te gjithe jane demshperblyer ne kohen ku Kryeminister ishte nje eksponent I PS, I cili sot ben thirrje per humanizem, shkon dhe I takon viktimat e Zylyftar Ramizit e Nexhmije Hoxhes, dhe u jep mirekuptim prej “piromani”…

Atehere cfare mbetet te nderuar kolege, te nderuar qytetare qe na ndiqni permes ekranit?
Si shoqeri kemi nje borxh financiar e moral per t’u paguar mijra shqiptareve, por nuk kemi fajtore, fajtoret jane te pafajeshem e te rimbursuar, nga e njejta parti qe femijet e tyre I ka sot deputete ne parlament, e qe sot jep leksione “humanizmi” duke dirigjuar “kanibalizmin public” ne mediat qe kontrollon.

Ne nje analize finale, e gjitha eshte nje:
Montim “model 56”, manuali standart i veprimtarise se Sigurimit te Shtetit:
Merr individe te piset, pa moral, me karakter te dobet, mundesisht te PERZGJEDHUR per te qene nen presion rrethanash fatkeqe, te cilat edhe nese nuk ekzistojne eshte detyre e operativit te sigurimit t’i krijoje, nepermjet asaj qe ne praktiken dhe manualet e Sigurimit te Shtetit quhej “marrje ne perpunim me material shtrengues”...
Qellimi: armiqesim i shtreses se viktimave me shqiptaret, perqasja e tyre me modelin e “ish-familjeve te deshmorit”, te cilat vec atyre “palo privilegjeve” çdo 5 maj merrnin me autorizim 5 kg molle per te festuar…cfare??? Vdekejn e te dashurit te tyre…
te tjeret…ngrohuni ne diell…
Produkti: “e mo, ky soj kane qene keta te burgjeve, ç’nuk benin lart e poshte, s’ka patur faj shoku Enver e shoku Zylyftar qe I fuste brenda, e as shoku Fehmi qe I varte ne mes te qytetit… Ja e sheh c’bejne? Para duan…”

Te shkoje dikush t’u jape doren, i çfaredo niveli qofte dhe ta mbyllim kete pune...degjoj vazhdimisht propozim si nje zgjidhje …
A u duhet “dhene dora”, qofte edhe per njerzillek?
A do te quhej kjo administrate ne kete rast “humane”, “e njerezishme”,
Pergjigja eshte 1 e vetme dhe e pandryshueshme: Vendosmerisht JO
Te shkosh atje dhe t’I takosh, do te thote te vulosesh shtresesn me fisnike te ketij populli me damken e “kanibalit”, te “tutorit”, “perdhunuesit”, “falsifikatorit”, “bixhozçiut”, te zjarrvenesit te shokut per PARA,
do te thote, me keq se t’I vrasesh edhe nje here nga e para….ti mbulosh perjetesisht me turp.
Do te thote,
T'u thuash shqiptareve, botes, qe shoket e Havzi Neles nuk kane me asnje mëri me Fehmi Abdiun, jo! Kerkojne thjesht pare!
Qe bashkevuajtesit e Pater Meshkalles, Hafiz Korçes, ....e mijra te tjereve te mbetur pa varr, nuk kerkojne me eshtrat, dinjitetin e nje varri, nderimin e se drejtes se tyre duke spastruar sistemin e drejtesise nga kanibalet qe i vrane, JO!
Pare, kerkojne
Pare ne kembim te eshtrave pa varr...
Sa kushtojne "nje pale eshtra", me se matet cmimi i tyre me "pale" apo me kile? Kriminale, apo jo!!!
Nga te perndjekurit e diktatures komuniste, nuk do ta merrni kurre kete pergjigje…
Ata nuk e kane kete “kut”
Tek çadra e tutoreve dhe perdhunuesve qe keni nxjerre ne rruge,
po,
atje sigurisht qe do e gjeni nje çmim,
beni edhe Pazar te mire…nese ende nuk e keni bere…
Ju faleminderit!

KOMENTE