Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fullani në Tokio: Banka e Shqipërisë synon ekuilibrin e përgjithshëm makroekonomik dhe financiar të vendit
English

Fullani në Tokio: Banka e Shqipërisë synon ekuilibrin e përgjithshëm makroekonomik dhe financiar të vendit

Në datat 10-14 tetor 2012, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në krye të një delegacioni të Bankës së Shqipërisë, mori pjesë në mbledhjet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, të zhvilluara në Tokio, Japoni.

Gjatë takimeve të këtij viti, në qendër të vëmendjes ishin zhvillimet më të fundit në ekonominë botërore, ku një theks i veçantë ju kushtua ngadalësimit të aktivitetit ekonomik të Eurozonës, si pasojë e masave të marra për korrektimin e balancave fiskale. Konsensusi i pjesëmarrësve ishte se ekonomia botërore do të hyjë në një trajektore të re gjatë vitit që vjen, ku ekonomitë në zhvillim do të mbajnë peshën kryesore të rritjes, ndërkohë që ekonomitë e zhvilluara do të vijojnë të karakterizohen nga dobësi strukturore të cilat frenojnë zhvillimin.


Gjatë qëndrimit në Tokio, Guvernatori Fullani zhvilloi takime të rëndësishme ku veçojmë takimet me: zj. Nemat Shafik, Zëvendësdrejtore e Fondit Monetar Ndërkombëtar; z. Philippe le Houerou, Zëvendëspresident i Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe të Azisë Qendrore; z. Arrigo Sadun, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN; z. Pierro Cipollone, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë në Bankën Botërore; z. Reza Moghadam, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN; zj. Barbro Wickman-Parak, Zëvendësguvernatore e Bankës së Suedisë; z. Carlo Cottarelli, Drejtor i Departamentit të Çështjeve Fiskale në FMN; si dhe z. Moises Schwartz, Drejtor i Zyrës së Vlerësimit të Pavarur në FMN.

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri një ekspoze të zhvillimeve ekonomike në vend, duke u përqendruar në masat që ka marrë Banka e Shqipërisë në fushën e politikës monetare dhe të mbikëqyrjes bankare, në mbështetje të stabilitetit makroekonomik dhe të rritjes së qëndrueshme ekonomike të vendit. E gjithë kjo vendimmarrje, ndërmjet të tjerash, është kushtëzuar nga problemet serioze me të cilat përballet ekonomia e partnerëve tanë kryesorë, Italisë dhe Greqisë. Shmangia e një kontaminimi të mundshëm nga ana e partnerëve tanë kryesore është një sfidë e vërtetë, të cilën e kemi përballuar dhe do të vazhdojmë ta përballojmë me veprime të shpejta dhe energjike. Gjithashtu, Guvernatori vlerësoi se ruajtja e ritmeve pozitive të rritjes në Shqipëri merr një rëndësi të veçantë në situatën aktuale. Rritja ekonomike duhet të mbështet në thellimin e reformave strukturore dhe në vazhdimin e stimulit të kujdesshëm makroekonomik.

Guvernatori Fullani theksoi se objektivi i punës së Bankës së Shqipërisë ka qenë dhe do të mbetet sigurimi i ekuilibrit të përgjithshëm makroekonomik dhe financiar të vendit.

Guvernatori dhe përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare konkluduan se politikat e ndërmarra prej Bankës së Shqipërisë kanë qenë efektive dhe në kohën e duhur, duke ndihmuar njëkohësisht në nxitjen e aktivitetit ekonomik të vendit. Përfaqësuesit e të dy institucioneve përgëzuan autoritet shqiptare për punën e bërë deri më tani, duke i inkurajuar ata për të vazhduar me tej politikat e kujdesshme të ndërmarra, ndërkohë që u shprehën të gatshëm të ofronin ndihmë dhe asistencë në përputhje me rrethanat dhe evoluimin e krizës ndërkombëtare në të ardhmen.

Gjatë qëndrimit në Tokio, z. Fullani pati mundësi të takohet dhe të shkëmbejë mendime me shumë personalitete të fushës së ekonomisë dhe financave, drejtues të lartë të institucioneve financiare, homologë të ndryshëm si dhe me drejtues ekzekutive të grupeve të fuqishme bankare të pranishëm në takimet vjetore.

KOMENTE