Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Efektet kurative të vajrave esencialë
English

Efektet kurative të vajrave esencialë

Esencat vajore janë solucione të përqëndruara që përmbajnë përbërje aromatike volatile të përftuara nga distilimi i bimëve. Ato njihen gjithashtu si Vajra Volatile. Aromaterapia është përdorimi i Vajrave Aromatikë të bimëve me qëllim influencimin në fiziologjinë dhe psikologjinë e njeriut.
Sot është provuar dhe njohur edhe nga mjeksia se përdorimi i rregullt i aromaterapise do risjellë harmoninë dhe balancën në trupin e njeriut, në të njëjtën kohë duke qetësuar mendjen dhe stabilizuar emocionet.

Esencat Vajore kanë gjithashtu efekt antiseptik, baktericid dhe fungicid. Esenca Vajore mund të përdoret duke u avulluar, inhaluar, në masazh, sauna apo banjo. Laboratorët e Herbarias në Hungari kanë përzgjedhur dhe përpunuar me kujdes ekstrakte nga: eukaliptus, rozmarina, pisha, melaleuca, levando, nenexhik, limon dhe timusi për të sjellë pranë konsumatorëve në trajtën e vajrave esencial.

Përdorimi:

Avullimi: Esencat vajore mund të avullohen përmes enëve të vecanta. Jo vetëm për qëllim terapeutik por edhe në jetën e përditshme duke na e bërë ditën më t këndshme, duke luftuar efektet e stresit dhe duke rritur përqëndrimin dhe vëmendjen. Hidhni 2-4 pika esencë në 100-150ml ujë pastaj solucionin e holluar në enën e avullimit ose në nebulizator.
Inhalimi: sidomos efektiv në rast infeksioneve të rrugëve të sipërme respiratore ftohje sinuzite etj. Mund të përdoret nëbulizator (2-4 pika esencë në 100-150ml ujë pastaj solucionin e holluar e hedhim pjesë pjesë në nebulizator ose në 1-2 litra ujë të ngrohtë hidhen 8-10 pika esencë. Pastaj me kokën mbi enë inhalohet avulli i solucionit të holluar.

Masazh, Sauna, Banjo:

Në këtë rast esencat jo vetëm që merren përmes inhalacionit por gjithashtu edhe përmes poreve të lëkurës. Masazh: Në 50ml vaj neutral (luledielli, ulliri ose soje) hidhni 20-25pika esencë vajore pastaj masazhoni lëkurën me të. Sauna: 2-5 pika esencë hidhen në një kovë me ujë të nxehtë e cila me pas hidhet mbi gurët e nxehtë në sauna. Banjo: 4-8 pika përzihen në një enë me ujë të ngrohtë ose në vaskë me të cilin shpërlahet trupi. Koha e rekomanduar për sauna dhe dush është 10-15minuta.
Vajrat esenciale i gjeni pranë dyqanit të Herbaria në Tiranë

Adresa:
Rruga Myslym Shyri / Tiranë (50 m nga karburanti ALPET)

KOMENTE