Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha: Maratona perlë e vërtetë në kurorën e 100 vjetorit të Pavarësisë
English

Kryeministri Berisha: Maratona perlë e vërtetë në kurorën e 100 vjetorit të Pavarësisë

Duke lënë mënjanë kostumin zyrtar, i veshur sportiv, Kryeministri Berisha ka përshëndetur Maratonën e parë Ndërkombëtare të vrapimit, e cila filloi nga sheshi Skënderbej.
Kështu, për herë të parë kryeqyteti i vendit, Tirana, i bashkohet qyteteve botërore që organizojnë manifestimin madhështor të Maratonës Ndërkombëtare. Maratona ka mbledhur mbi 3000 vrapues, nga të cilët 800 janë maratonistë nga Shqipëria dhe shtete të ndryshme të botës si SHBA, Italia, Gjermania, Franca, Hungaria, Polonia, Turqia, Suedia, Kosova, Rusia, Maqedonia, Kenya, Serbia etj.
Organizatorët e Maratonës Ndërkombëtare janë Bashkia e Tiranës së bashku me institucione te tjera si Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve, Ministrinë e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, Komiteti Olimpik dhe Universiteti i Sporteve. Para se të jepte sinjalin zyrtar të nisjes së kësaj Maratone kryeministri Berisha përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë maratonë.
"Organizimi i maratonës ndërkombëtare në Tiranë përben një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kryeqytetit tonë. E organizuar në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, vjen si një perlë e vërtetë në kurorën e këtij 100 vjetori. Asgjë nuk shëmbëllen më shumë, rendje në 100 vite e Shqipërisë dhe shqiptarëve, sesa rendja juaj sot në këtë vrapim të lodhshëm, të mundimshëm, por jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dua me këtë rast edhe njëherë t’ju përshëndes dhe t’ju uroj gëzuar. Sot sytë e mbarë qytetarëve të Tiranës, mbarë qytetarëve të Shqipërisë, janë të drejtuar tek kjo garë e bukur, fisnike, tek marathonomakët dhe marathonomaket e kryeqytetit. Tek lajmëtarët dhe lajmëtari i fitores. Shumë urime, suksese ne misionin e madh të maratonës që po nis tani”.

KOMENTE