Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Portieri grushtohet nga tifozët e kundështarit. Identifikohet nga policia (VIDEO)
English

Portieri grushtohet nga tifozët e kundështarit. Identifikohet nga policia (VIDEO)

Një huligan i cili vrapoi në fushë dhe sulmoi portierin e Sheffield Wednesday Chris Kirkland gjatë derbit Yorkshire kundër Leeds United është identifikuar nga policia.

Kur luhej minuta e 78-të, e kur rezultati ishte 1-1, një tifoz i identifikuar shumë mirë nga kamerat, iu afrua portës së ish-lojtarit të Liverpoolit, i doli përballë dhe e goditi me grusht.

Shoqata e Futbollit po heton problemin në derbi Yorkshire dhe është në pritje të raportit të gjyqtarit.

Kirkland është sulmuar nga një tifoz i Leeds pasi ndeshja ishte në barazim.

Skenat tronditëse u transmetuan drejtpërsëdrejti në Sky Sport dhe tifozët ishin të shpejtë për të dënuar problemin në Twitter dhe Facebook gjë që ndihmoi mjaf policinë dhe në identifikimin e sulmuesit.

Zyrtari i lartë i policisë në Yorkshire, Detektiv Inspektori Mark Monteiro, tha: "Me ndihmën e publikut ne kemi identifikuar në mënyrë të qartë kriminelin i cili vrapoi në fushë gjatë lojës natën e kaluar në mes të Sheffield Wednesday FC dhe Leeds United FC.

Tifozi huligan menjëherë është larguar dhe është futur në mesin e tifozëve të Leeds, që vërteton se ai ishte pjesë e tifozëve të miqve. Ndërkaq, portierit iu dha ndihma e parë në fushë.
1442

KOMENTE