English

16-vjeçarja kthehet në burrë (FOTO)

Për çdo vajzë të re, vitet e saj të adoleshencës shpesh mund të përbëjnë kohën më të vështirë në jetën e saj, më të bukurën dhe më të paharrueshmen përsa i përket edhe argëtimeve.
Por për 16 vjeçaren kineze Nana, janë kthyer në një makth i vërtetë pasi trupi i saj edhe në pjesët më të dukshme është i mbuluar me qime.

Gjendja që ajo po përjeton sot ka erdhur si shkak i marrjes së medikamenteve që përdorte për kurimin e sëmundjes së saj. Nëse ajo nuk do të merrte mjekim të menjëhershëm ajo do të vdiste, ishin shprehur mjekët.

Nana vuante nga një anemi aplastic në vitin 2010, ku trupi i saj nuk prodhonte rruaza të kuqe të reja.

Ajo u përmirësua mjaft nga sëmundja e saj, por 16-vjeçarja ka dy vite që nuk shkon më në shkollë pasi i vjen turp nga pamja e saj. Në rastet e rralla kur del në rrugë, Nana vë maskë dhe gjithmonë vesh bluzë me mëngë të gjata.

Pas marrjes së mjekimeve tashmë ajo ka një mjekër të trashë, krahët dhe këmbët e saj janë të mbuluara me qime, pra një gjendje që quhet hirsutism.

Sipas Universitetit të Maryland, rreth tetë për qind e grave në SHBA kanë hirsutism.

KOMENTE