Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konferenca e Organizatës së Ombudsmenëve dhe Mediatorëve të Frankofonisë
English

Konferenca e Organizatës së Ombudsmenëve dhe Mediatorëve të Frankofonisë

Kryeministri Berisha përshëndeti sot, Konferencën e Organizatës së Ombudsmenëve dhe Mediatorëve të Frankofonisë, e cila u fokusua tek të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Në fillim dua t’ju falenderoj nga zemra dhe t’ju siguroj se prania e anëtarëve të AOMF-së në Tiranë është një nder i madh për vendin dhe kombin tim. Ju uroj një mirëseardhje shumë të përzemërt. Është me të vërtetë një privilegj të kemi në Tiranë, këtë konferencë, që i dedikohet një teme me rëndësi të madhe, për çdo vend e çdo shoqëri, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve. Ju jeni këtu, në një vit absolutisht të veçantë për Shqipërinë, njëqind vjetorin e pavarësisë. Dhe ndoshta, siç mund ta dini, historia ka qenë një njerkë për shqiptaret dhe jo dhe aq e bukur, ka qenë me të vërtetë shumë e vështirë dhe imagjinojeni si mund të ketë qenë për fëmijët e kombit tim. Ata kane qenë gjithmonë, viktima e parë e të gjitha vështirësive që kanë hasur në rrugën e tyre. Gjatë këtij njëqindvjeçari, vendi im ka njohur ditë shumë, shumë të vështira. Por më të keqen e kanë përjetuar fëmijët e kombit tim.

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve përtej mbrojtjes së të drejtave të njeriut duket si një betejë e përjetshme, por po aq e veçantë dhe shumë, shumë e rëndësishme. Fëmijët i nënshtrohen agresioneve të ndryshme në jetën e tyre të përditshme, duke filluar që nga vatrat e tyre familjare dhe kudo. Kështu që forcimi i institucioneve që punojnë për t’i mbrojtur është shumë i rëndësishëm.

Shqipëria është pranuar në Konventën e OKB-së për të drejtat e njeriut, ka miratuar një ligj dhe ka hartuar një strategji përsa i përket mbrojtjes së fëmijëve. Vendi ka njohur një progres të vërtetë në sistemin e arsimit, anafalbetizmi pothuajse nuk ekziston. Më shumë se 92 përqind e atyre që mbarojnë shkollën 8-vjeçare ndjekin shkollën e mesme dhe 71 përqind e atyre që mbarojnë shkollën e mesme ndjekin universitetin. Nga ana tjetër, megjithë këtë progres evident, probleme të mëdha mbeten për t’u zgjidhur. Ekziston gjithashtu ende, shfrytëzimi i punës së fëmijëve, ekzistojnë gjithashtu fëmijë të margjinalizuar nga shoqëria, romë, ciganë, por edhe familje që jetojnë në vështirësi të mëdha ekonomike dhe sociale. Vendi ka një axhendë për ta adresuar më mirë problemin. E përshëndes Avokatin e Popullit, për angazhimin e tij shumë serioz në këtë fushë. Ai, gjithashtu, duhet të jetë me të vërtetë një zë i fortë në anën e tyre, një agjenci që monitoron zbatimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Ne po bëjmë gjithçka për të forcuar arsimin parashkollor të fëmijëve. Por besoj se këtu ka ende vend për të përmirësuar jetën e tyre. Fëmijët u nënshtrohen kufizimeve të mëdha përsa u përket hapësirave. Pikërisht ky zhvillim i shpejtë, lakmia i bën viktima të para të elementeve të kohës së lirë të fëmijëve. Atëherë, është e detyrueshme ta shtrojmë këtë pyetje për të gjitha autoritetet qendrore, lokale, të gjitha institucionet të tjetra, për një përqasje të integruar dhe jetike, në mënyrë që të jepet përgjigjja më e mirë.

Ju falenderoj serish, zoti president që zgjodhët Tiranën si kryeqytetin e AOMF-së për këtë javë dhe ju uroj suksese për këtë konference shumë të rëndësishme. Faleminderit.”

KOMENTE