Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mos ma prek nënën, Stop dhunës ndaj grave, lëvizja e organizuar nga Topalli bashkon mijëra gra
English

Mos ma prek nënën, Stop dhunës ndaj grave, lëvizja e organizuar nga Topalli bashkon mijëra gra

Mijëra gra iu bashkuan ftesës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në një lëvizje në emër të grave, në emër të fëmijëve, kundër dhunës ndaj tyre.

Me pankartat : Mos ma prek nënën!”, “Stop dhunës ndaj grave”, “Stop dhunës ndaj fëmijëve!”, “Mos ngre dorë kundër gruas!”, mijëra gra iu bashkuan ftesës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në një lëvizje kundër dhunës në familje.

Të shokuar nga ngjarjet e fundit barbare të krimeve në familje, të indinjuar nga vrasja e nënave dhe vajzave të reja, të prekur thellë në shpirt për tmerret që fëmijët kanë parë e kanë ndjerë, me dhimbjen e madhe për këtë dhunë të çmendur, sot secila prej nesh është Aishja, Flutura, Limja, Rolanda, Mira, Manjola, Fatjona, Marjana…

Kryetarja e Kuvendit drejtoi këtë lëvizje të heshtur dhe pa fjalime, sepse për tragjedi të tilla nuk gjenden fjalë.

Në sfond të kësaj lëvizjeje u dëgjuan vetëm tingujt e këngëve që i dedikohen me shumë dashuri nënës dhe gruas.

KOMENTE