Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pogradec. Plagosen 4 gra dhe një vajzë 11 vjeç
English

Pogradec. Plagosen 4 gra dhe një vajzë 11 vjeç

Dita e djeshme në Pogradec ka qënë jo e mirë përsa i përket aksidenteve me pasojë plagosjen e disa personave përfshi dhe një vajzë vetëm 11 vjeç.

Aksidenti i parë ka ndodhur në fshtin Buçimas të Pogradecit, ku drejtuesi i mjetit Anis.Ç., 17 vjeç, banues po në fshatin Buçimas, teksa kishte qenë duke udhëtuar me motomjetin e tij “Honda”, pa targa, kishte aksidentuar shtetasen me iniciale Xh.H., 11 vjeçe.

Për fat të mirë vajza ndodhet në spital gjendje të mirë për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar nga policia brenda pak orësh dhe tani mbi të rëndon akuza për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “largim nga vendi i ngjarjes”, “drejtim i mjetit pa leje drejtimi” dhe “mosdhënie ndihme për jetesë”, parashikuar nga nenet 290/1, 291, 273 të Kodit Penal.
Aksidenti i dytë ka ndodhur në segmentin Qafë Thanë-Pogradec ku Dhimitraq Bitri, 53 vjeç banues ne fshatin Osnat-Pogradec, teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip kamion me targa AA 10-4 CR, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me mjetin furgon me targa TR 77-14 R, të drejtuar nga shtetasi Sh.Sinani, 26 vjeç, banues në fshatin Sllabinjë të Pogradecit.

Nga ky aksident plagosen shtetaset:
Sh.A., 47 vjeçe, banuese në Pogradec,
R.K., 52 vjeçe, banuese në Pogradec,
Xh.I., 52 vjeçe, banuese në fshatin Sllabinjë-të Pogradecit
K.L., 40 vjeçe, banuese në fshatin Proptisht të Pogradecit.

Të plagosurat ndodhen në spitalin rajonal të Pogradecit jashtë rrezikut për jetën , ndërsa Bitri u ndalua nga policia dhe materialet iu kaluan prokurosisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

KOMENTE