English

Belgjika dorëzon 66 azilkërkues shqiptarë, në aeroportin e Rinasit

Kohët e fundit Brukseli ka bërë thirrje për masat e marra ndaj azil kërkuesve nga vendet e ndryshme sidomos nga Ballkani, pasi kërkesat për një status të tillë janë rritur disa herë.

Ndaj sot në aeroportin e Rinasit Belgjika ka kthyer 66 persona të gjithë shqiptarë, pasi kërkesat e tyre ishin cilësuar si mashtrime vetëm për të qëndruar në Belgjikë.

Në një vizitë të bërë më herët në Tiranë drejtori për Imigracionin dhe Azilin në ministrinë e Brendshme Belge, Freddy Rosemont, ka theksuar se kërkesat e shqiptarëve për azil janë komplet mashtrime.

KOMENTE