Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burgim i përjetshëm për vrasësit e grave dhe vajzave
English

Burgim i përjetshëm për vrasësit e grave dhe vajzave

Kryeministri Berisha tha sot, se është e domosdoshme forcimi i dënimeve për krimet në familje, kundër bashkëshortes dhe vajzës, duke vendosur dënimin me burg përjetë. Këtë qëndrim, Kryeministri e shprehu në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, i cili miratoi Konventën e Këshillit të Ministrave të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”.

“E vërteta është se krimi në familje është rritur me shpejtësi të madhe. Në qoftë se vrasja e bashkëshortes pothuajse ka qenë inekzistente, sot, për fat të keq, kjo është jo e rrallë dhe është akt tmerrësisht i shëmtuar”, - tha Kryeministri, duke e cilësuar vrasjen e bashkëshortes apo të vajzës si krimin më të shëmtuar.

Kryeministri theksoi se krahas ratifikimit të kësaj Konvente, e cila i imponon shteteve anëtare standarde të reja në luftën kundër dhunës në familje, duhet të rreptësohet dënimi për këtë vepër penale, sikundër edhe për veprën penale të vrasjes së policit dhe të vrasjes për hakmarrje.

KOMENTE