Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama fermerëve të Tiranës: Me PS-në në qeverisje 5-fishim investimesh
English

Rama fermerëve të Tiranës: Me PS-në në qeverisje 5-fishim investimesh

“Ne nuk premtojmë mrekullira, por ne angazhohemi që së pari të 5-fishojmë investimin e shtetit për fshatin. Dhe me këtë investim të zgjidhim problemin e ujitjes e të kullimit, të ulim koston e prodhimit në mënyrë që të rrisim fitimin dhe interesin për të punuar tokën. Duke hequr TVSH-në dhe duke reduktuar pjesë pjesë sa i takon gjithë inputeve bujqësore, duke pasur një skemë të favorshme për naftën dhe së treti duke krijuar rrugët për të nxjerrë prodhimin në treg. Këto nuk janë mrekullira dhe një qeveri që nuk bën këto, s’ka lidhje me fshatin dhe fshati mbetet i paqeverisur, në rast se të paktën këto tre pika themelore nuk i ka të vendosura falë qeverisë”.

Këto kanë qënë fjalët që kryetari i socialistëve Edi Rama, ka thënë gjatë takimeve që ka pasur dje paradite me fermerë të rrethit të Tiranës.
Në vijim të takimeve të tij, për detajimin e Programit për një Rilindje të Fshatit shqiptar, kryesocialisti Rama i shoqëruar edhe nga deputetët Xhemal Qefalia, Artan Gaçi, si dhe Sekretari i PS-së për programin Ilir Beqja, është ndalur në komunën Baldushk.
Gjatë takimeve, fermerët e kësaj zone janë shprehur se gjendja tyre është e mjerueshme dhe se prania e shtetit nuk duket askund. Mungon uji për vaditje, edhe liqeni që u shërbente për këtë punë, që prej vitit 1975 kur është ndërtuar nuk është pastruar më dhe është mbushur me prurjet e përrenjve. Plehrat kimike që përdoren përveçse janë shumë të shtrenjta nuk kanë cilësinë e duhur, çka ndikon drejtpërdrejt në rendimentin e tokës dhe cilësinë e prodhimit. Çmimet e naftës janë të larta çka rrit edhe më shumë koston e prodhimeve, të cilat në fund fare është e vështirë të arrish t’i nxjerrësh në treg: “100 mijë lekë i shkon 1 dynymi shpenzimi. Nuk ia nxjerr 100 mijë lekë”
Ndërsa një tjetër fermer tregon arsyen pse e ka mbjellë tokën me jonxhë: “Në bujqësi mungon mekanika. S’ka asnjë planifikim, çfarë do mbjellësh, çfarë do bëhet me të mbjellat. Prandaj më shumë e mbjell me jonxhë.”

Një burrë i moshuar i tha kryesocialistit se arrinte të siguronte mbijetesën falë katër djemve të tij që janë në Greqi emigrantë. Ai tregoi se me paratë që i kishin dërguar djemtë kishte mbjellë tokën me grurë, me shpresë se do fitonte diçka më shumë, por me gjithë shpenzimet që kishte bërë deri tani i rezultonte se nga marrja e prodhimit nuk do të kishte asnjë lloj fitimi:
“Këtë vend po e mban emigrimi. Unë jam i detyruar ta mbjell grurin, tashti është periudha e tij, me 90 mijë lekë/kuintali i farës është e vështirë ta përballosh. Të na fali Zoti ata fëmijë andej që na investojnë, që mbjell baba grurë për bukë këtu.”
Një tjetër përsëri ankohet dhe i thotë Kryetarit Rama se janë çmimet ato që e lënë të papunuar tokën bujqësore: “Asgjë nuk punohet. Nga çmimet,nga nafta, nga plehrat. 80 mijë skandaloze. Perimet nuk shiten. Më keq nuk ka ku të vejë.”
Kryetari Rama ka nënvizuar se gjendja aktuale e fshatit është e patolerueshme dhe se PS do ta ndryshojë atë duke e pasur fshatin në qendër të vëmendjes së qeverisë së saj:“ Ne nuk e kërkojmë votën tuaj që të ndryshojmë një kryeministër me një kryeministër më të gjatë dhe as ministrat e tanishëm me disa të tjerë. Ne jua kërkojmë votën që të ndryshojmë sëbashku këtë gjendje që është e patolerueshme. Jemi në mes të Europës dhe mjafton të kalosh kufirin, nga deti apo nga toka, dhe e kupton që jemi të izoluar në një situatë mesjetare në fshat. Toka që nuk punohen, fermerë të ashtuquajtur, se fermerë që mbjellin jonxhë se s’kanë fuqi të mbjellin asnjë gjë tjetër! Apo që mbjellin grurë vetëm për të mbushur barkun e familjes, se perime nuk shtrojnë dot në tavolinë. Pse u dashkan të vijnë ushqimet më lirë nga Maqedonia. Sot edhe bari i thatë vjen nga jashtë. S’ka as bar të thatë. Ka vetëm propagandë. Propagandë me asfalt dhe rrena, sepse në të dyja anët e asfaltit ka një varfëri dhe një dëshpërim social të patolerueshëm”, ka përfunduar kreu i Partisë Socialiste.

KOMENTE