Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruli: Rama ka bërë zbritje nga kozmosi,por në vendin e gabuar
English

Ruli: Rama ka bërë zbritje nga kozmosi,por në vendin e gabuar

Ministri Genc Ruli ishte gjatë ditës së martë në zonën e Fierit ku ndër të tjera vizitoi dhe një investim të një shtetasi kosovar.

“Padyshim këtu kemi një fermë model që nuk është e vetmja. Sektori i serave diellore, pa ngrohje është një nga sektorët me rritje më dinamike në Shqipëri. Sot në gjithë Shqipërinë kemi rreth 960 hektarë të mbuluar me sera dhe me një rritje çdo vit prej gati 60 hektarë. Vetëm rrethi i Fierit ka gati gjysmën e këtij potenciale prodhues nga serat, rreth 450 hektarë dhe çdo vit shtohen rreth 25 hektarë. Mëse një e treta e këtyre investimeve ne sektorin e serave është investuar drejt për së drejti nga agjencia e pagesave dhe subvencioni ka konsistuar në vlerën e plasmasit apo sistemin e ujitjes me pika. Rezultatet janë të matshme dhe të dukshme, sivjet kemi pasur një rritje prej rreth 36 % të eksporteve të perimeve nga prodhimet në sera”, – tha ministri Ruli në fermën e Saimir Isufit, shtetas kosovar nga Prishtina.

Fermat që kultivojnë perime në sera janë ndër më fitimprurëset në sektorin bujqësor, çka dhe ka bërë që sipërfaqet e mbjella me sera të shtohen vit pas viti. Duke parë nga afër investimet e bërë në këtë sektor, ministri i Bujqësisë, theksoi faktin që pothuajse të gjithë fermerët kanë përfituar financiarisht nga skemat mbështetëse që janë aplikuar gjatë viteve të fundit.


Duke marrë shkas nga disa deklarata të bëra së fundmi nga kryetari i opozitës, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit tha se Edi Rama ka zgjedhur sektorin dhe kohën e gabuar për të bërë opozitë. “Dje pamë një zbritje nga kozmosi, më në fund në tokën bujqësore të zotit Rama, i cili sigurisht zbriti në vendin e gabuar dhe me informacion të gabuar. Duke e quajtur të braktisur sektorin e serave, duhet t`i themi Ramës që sektori i serave është sektori me të ardhurat më të mëdha në ndërmarrjet bujqësore. Një investim i tillë, një hektar serë i këtij niveli ka të ardhura neto çdo vit rreth 32 mijë dollarë, pra shumë më tepër edhe se investimet në dru frutorë, ku fitimi neto për fermerin është rreth 20-22 mijë dollarë për hektarë. Sigurisht, një gabim i dytë i zotit Rama është që vajti ndofta në vendin e gabuar, ku dëshmoi pikërisht politikat e gabuara dhe të pa studiuara të bëra gjatë qeverisjes socialiste. Ai vajti në një serë me ngrohje, por nuk e di që serat me ngrohje janë hequr gjatë dekadës së fundit nga fermerët në Evropë, edhe se Evropa subvencionon rreth 50 miliardë euro në vit, për arsye se jetojmë në një ekonomi globale dhe serat e Tunizisë, Marokut, Izraelit dhe Turqisë, vende që e kanë temperaturën në dimër 20 gradë, konkurrojnë me çdo lloj prodhimi që mund të bëhet në Evropë me këto lloj serash. Sigurisht politika jonë ka qenë e orientuar në studime dhe përvoja konkrete. Avantazhi që kemi ne në rritjen e perimeve dhe bostanorëve është me sera diellore, ku ne për fatin që jemi një vend më mesdhetar se vendet e tjerat rajonit, e kjo bën që të kemi një avantazh prej 4 deri në 5 javë me daljen më të hershme të treg të perimeve. Zotëria dëshmoi vetë që tregun kryesor e ka në Ballkan, duke nisur që nga Kosova, Maqedoni e duke shkuar deri në Lituani”, – tha ministri Genc Ruli. Në bisedën që pati me fermerët e zonës së Strumës ministri i Bujqësisë u informua për efektshmërinë e mbështetjes financiare që është dhënë në gjashtë apo shtatë vitet e fundit për sektorët e ndryshëm në bujqësi dhe blegtori. Fermerët vunë në dukje dhe abuzimet e mëdha dhe vjedhjet që u bënë me skemën e subvencionit të naftës. “Së fundi do të thoja që një gabim i bërë nga qeveritë socialiste ka qenë subvencionimi i çmimit të naftës, jo për shkak që i duhet dhënë fermerit në inpute, por për shkak se ishte një subvencion që vetëm te fermeri nuk vajti. duhet tokemi parasysh që rreth 70 për qind e atij subvencioni të dhënë për çmimin e naftës përfundoi në xhepin e tregtarëve të naftës dhe pikave të karburantit dhe vetë fermeri nuk arriti të fitojë as rreth 30 për qind të atij financimi. Kjo është risia që kemi me skemat e sotshme të subvencionit, pasi fermeri merr deri në qindarkën e fundit vlerën e investimit për të cilën financohet nga Agjencia e Pagesave. Deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast ankese nga fermerët, për arsye se subvencioni merret mbi punën e bërë konkretisht, mbi inputet e harxhuara konkretisht nga fermeri”, – tha ministri Genc Ruli. Duke folur për mediat, ministri i Bujqësisë ju drejtua kreut të opozitës, duke lënë të kuptohej se është taktikë tërësisht e gabuar të bësh opozitë në ato sektorë ku ka sukses. “Unë pres me kërshëri të kemi një dalje tjetër të zotit Rama në fushën e Bujqësisë, pasi me siguri do të jetë qyfyrja e radhës, ose gënjeshtra e radhës”, – tha ministri Genc Ruli. Gjatë vizitës së tij në Fier, në zonat e Frakullës, Varibobës, Roskovecit e Strumës, ministri siguroi mbështetje të mëtejshme me skemat e subvencionit dhe u shpreh se investimet e bëra nga fermerët në vitet e fundit janë për tu vlerësuar maksimalisht. “E falënderoj zotërinë, pasi është një shembull se çfarë investitori mund të bëjë duke zgjedhur sektorin e caktuar, duke siguruar mbështetjen e shtetit dhe sigurisht në një fermë të tillë model mbështetja është e sigurtë. Në mbështetjen për plastmasën e kemi në çdo tre vjet, se këtë cikël ka plastmasi, por sigurisht do ta mbështesim dhe në çdo investim tjetër që mund të bëjë”, – tha ministri gjatë vizitës në serën e investitorit nga Kosova.

“Sipërfaqja e serës është 7 dynym serë, investimi e kalon 80 milion lekë të vjetra. Jam investitori i parë kosovar që kam bërë këtë lloj investimi këtu. Është viti i parë i prodhimit, sezonin e parë e kam pas me trangull vetëm për eksport. Tani në sezonin e dytë kam mbjellë domate dhe speca. Subvencioni që kam përfituar është për ndërrimin e plastmasit dhe lekët i kam përfituar tërësisht. E falënderoj qeverinë dhe shpresoj që subvencionet do të vazhdojnë dhe do të kemi mbështetje të tjera për punën tonë dhe prodhim më të lartë”, -tha fermeri Saimir Isufi, shtetas kosovar nga Prishtina i cili ka investuar në Strumë të Fierit.

KOMENTE