English

A duhet të kthehet dënimi me vdekje apo jo? (VIDEO)

Vitet e fundit dhe sidomos kohët e fundit, vrasjet dhe vdekjet duke i marrë jetën tjetrit në mënyrën të pallogjikshme kanë nxitur edhe debatin dhe reagimet e njerëzve në publik lidhur merikthimin ose jo të dënimit me vdekje.

Por a duhet të rikthehet një dënim i tillë? Si e gjykojnë moshat e ndryshme dënimin me vdekje?
Të rinjtë janë absolutisht dakord, që dënimi me vdekje nuk duhet të aplikohet, pasi nuk ka të drejtë askush të marrë jetën, qoftë kjo e sanksionuar edhe në ligj. Por atëherë pse ai tjetri duhet të bëjë vrasje apo t'i marrë tjetrit jetën?
Për aq kohë që shqiptarët nuk e kuptojnë se çdo të thotë që nuk ke të drejtë t'i marrish tjetrit jetën atëherë vetëm dënimi me vdekje i bën ata të kuptojnë një gjë të tillë, shprehet qytetarët sidomos të moshës së tretë.
Për ndryshimet në kodin penal u shpreh edhe Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë. Ai deklaroi se krime si vrasja e policive, dhuna në familje apo hakmarrja, krime të cilat muajt e fundit kanë arritur nivele shqetësuese, mund të marrin burgim të përjetshëm
1449

KOMENTE