Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha merr pjesë në promovimin e albumit historik fotografik “100 vjet pavarësi”
English

Berisha merr pjesë në promovimin e albumit historik fotografik “100 vjet pavarësi”

Kryeministri Berisha ditën e sotme ka marrë pjesë edhe në promovimin e albumit historik fotografik të autorëve Prof. Dr. Aleksandër Meksi dhe botuesit e studiuesit Xhevair Lleshi, të titulluar “100 vjet pavarësi”. Ky album fotografik sjell pamje të ilustruara ngjarjesh dhe personalitetesh të rëndësishme që kanë shenjuar historinë e Shqipërisë përgjatë 100 viteve shtet.

Kryeministri vlerësoi punimet e këtij albumi duke u shprehur se ai sjell fotografinë më autentike të historisë sonë. Kryeministri tha se ky 100 vjetor duhet të jetë një mundësi e madhe reflektimi për ne shqiptarët, për historinë tonë. Duke bërë një përmbledhje të fakteve historike edhe përtej 100 viteve, kryeministri tha se në to gjejmë një histori ndoshta nga më uniket, ku kemi periudha me të cilat nuk mund të mburremi, por kemi dhe periudha të një mrekullie të vërtetë kombëtare, në të cilat, jemi ngritur nga hiri si Feniksi.

Duke nisur nga periudha e Skënderbeut, të cilin Kryeministri e vlerësoi si një figurë nga më uniket në historinë e njerëzimit, një burrë që krijoi shtetin, në një kohë kur të gjitha shtetet kishin rënë, Kryeministri u ndal edhe në shumë figura të tjera të shquara, si Ismail Qemali, Sulejman Delvina, etj, që kanë ditur, me mençuri e guxim, të ngrenë shtetin e të mbrojnë integritetin territorial të tij.

KOMENTE