Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurban Bajrami në Tiranë bashkon të gjithë besimtarët (VIDEO)
English

Kurban Bajrami në Tiranë bashkon të gjithë besimtarët (VIDEO)

Dita e Kurban Bajramit është festa e të gjithë myslimanëve të botës. Vizitorët e shtëpisë së Zotit, Minas dhe Arafatit duke derdhur lot gëzimi dhe duke ndjerë nga afër mësimet e barazisë dhe vëllazërisë, kryejnë ritualet e haxhit duke arritur në një sukses madhështorë. Tani është koha e fillimit të një rruge të re. Bashkë me vizitorët e Qabes, edhe miliona besimtarë të tjerë nëpër shtëpitë e tyre, kujtojnë në mënyrë madhështore Zotin e madhërishëm. Falin namazin e bajramit, therin kurban me shpresë që edhe ata t'i përfshijë mëshira dhe begatia Hyjnore.
Mina, do të thotë kërkesë dhe lutje, kurse toka e Minas në Arabinë Saudite, është vendi i dëshirave. Imam Sadiku (as) thotë: Për shkak se Xhebraili, në këtë tokë i tha hz. Ibrahimit që të parashtrojë kërkesën e tij, ajo u quajt "Mina".
Tirana që në mëngjes herët ishte zbukuruar për festën e Kurban Bajramit si dhe besimtarët herët në mëngjes kishin zënë vendet e tyre pranë xhamisë për të kryer ritet që i takojnë kësaj dite.

Kjo ditë simbolizon dashurinë, respektin dhe nënshtrimin ndaj porosive hyjnore. Festa e ka zanafillen te sakrifica që Ibrahimi besimtar do t’i bënte Zotit nëpërmjet djalit të tij Ismail, të cilin zoti e shpëtoi.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, me mijëra besimtarë kanë dëgjuar predikimin e klerikëve me rastin e kësaj feste tepër të rëndësishme në kalendarin fetar islam.

Kjo festë fton të gjithë besimtarët të jenë të arsyeshëm, të reflektojnë kthimin e sinqertë në parimet e Fesë Islame, të kultivojnë vlera humane dhe njerëzore ndaj të gjithëve, me theks të veçantë ndaj të afërmve, fqinjëve dhe ndaj gjithë atyre që kanë nevojë.
1451

KOMENTE