Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Festa e sotme, pjesë integrale e trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë
English

Nishani: Festa e sotme, pjesë integrale e trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë

Urimi i përzemër për të gjithë besimtarët myslymanë vjen dhe nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.

Në urimin e tij thuhej:Përzemërsisht ju shpreh urimet më të mira me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, ditë e cila shënon një moment solemn për çdo besimtar mysliman në shprehjen e cilësive më të larta të Islamit!

Në këtë ditë të bekuar lutjet dhe falënderimet zënë vend në çdo sofër besimtari, ndërsa virtyte të bamirësisë, mirëdashjes, dhembshurisë dhe dashurisë për njerëzit, sidomos tek ata më në nevojë, ringjallet tek secili qytetar.

Të dashur bashkatdhetarë,
Festa e sotme është një pjesë integrale e trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë, ku, me tolerancën dhe harmoninë ndërfetare që na karakterizon në shekuj, ne i përcjellim njëri-tjetrit urimet më të ngrohta e të ndjera për mbarësi, mirësi e begati në familje, në jetë. Ky është një tregues i përkushtimit tonë për vlerat më të larta njerëzore, çfarë na fisnikëron si popull, promovon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në shoqëri, si dhe konsolidon përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme të ndritur, për një të ardhme, të cilën ne e shohim të projektuar si pjesë e familjes së madhe evropiane, tek e cila afrohemi me vlera dhe trashëgimi kombëtare dinjitoze.

Paçi ngahera në familjet tuaja shëndet, gëzim, paqe, begati e mirëqenie!

Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!

KOMENTE