English

23 vjeçarja lind në rrugë, në lagjen Allias, Tiranë

Në lagjen Allias në Tiranë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Një nënë 23 vjeçare ka lindur fëmijën e saj në rrugë teksa ishte ulur para çadrës së saj prej plasmasi.

23 vjeçarja me emrin Jona, nuk kishte patur asnjë shqetësim dhe ajo nuk e kuptoi që po lindte.

Ndihma i ishte dhënë nga një polic që po kalonte rastësisht në rrugë i cili njoftoi spitalin që dërguan një ambulancë për të marrë nënë dhe fëmijën.
Pas disa orësh qëndrimi në spital nëna dhe fëmija dolën për t'u kthyer përsëri pranë barakës së tre ku jeton me burrin 60 vjeç dhe një vajzë të "shëndetshme" që lyp rrugëve, 3 vjeç.

Ajo asnjëherë nuk kishte shkuar për tu vizituar te mjeku pasi gjendja e saj nuk ja privonte një gjë të tillë.
Jona e cila shpesh paraqet dhe probleme mendore, është braktisur nga prindërit që në moshë të mitur është mbajtur duke lypur në rrugë dhe me hekurishtet që burri i saj shiste, ndërsa banorët e lagjes e kanë ndihmuar me bukë dhe veshmbathje për fëmijën 3 vjeç.

KOMENTE