Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Barack Obama i pari president që voton herët
English

Barack Obama i pari president që voton herët

Presidenti Barak Obama e ka hedhur votën e tij në qytetin e tij të Çikagos, që në mëngjes herët.

Z. Obama, i cili është në një maratonë dy-ditore të fushatës nëpër tetë shtete, është presidenti i parë që ka votuar herët.

Sfidant i tij republikan, Mitt Romney, është në Ohajo, një shtet strategjik përsa i përket zgjedhjeve dhe që mund të mbajë çelësin e Shtëpisë së Bardhë.

Trembëdhjetë ditë nga zgjedhjet, dhe një anketë e re kombëtare thotë se zoti Romni ka mbështetjen e 50% - 47% të votuesve të mundshëm.

Studimi, i prodhuar për ABC News nga Langer Associates Research, konstaton se kur u pyetën se cilin kandidat do të mbështesni për të trajtuar ekonominë, 52% mbështetën Romney dhe 43% Obamën.

Zonja e Parë Michelle Obama ka votuar me votim në mungesë më 15 tetor.

Është vlerësuar se 7.200.000 njerëz tashmë kanë hedhur votën e hershme, dhe se rreth 35% e elektoratit kanë votuar tashmë.

Fushata e zotit Obama po ashtu, njoftoi të enjten se ajo mbështet ligjet e homoseksualëve për martesë në tre shtete që do mbajnë referendume mbi çështjen në nëntor.

Z. Obama për herë të parë në maj ka shprehur mbështetjen për martesat e të njëtjit seks.

KOMENTE