English

Denar Biba, zgjidhet nënkryetar i KQZ-së

Sot komisioni qëndror i zgjedhjeve pas zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve nga parlamenti, disa ditë më parë, sot komisioni zgjodhi nënkryetarin e tij.

Denar Biba është një prej anëtarëve socialistë të komisionit, por sot ai morri dhe postin e nënkryetarit, një zgjidhje me konsensus të plotë, pasi mori gjashtë vota pro.

Vendimi i dytë që mori KQZ-ja e re me kryetare, Lefteri Lleshin, dhe nënkryetar, Denar Bibën, dhe me anëtarë Vera Shtjefni, Hysni Osmananj, Albana Shtylla, Ilirjan Muho dhe Jani Jani ishte kalimi i mandatit të deputetit të dorëzuar nga Andis Harasani tek Auron Tare.

KOMENTE