Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Do ta heqim taksën e biznesit të vogël sepse është plotësisht e mundshme
English

Rama: Do ta heqim taksën e biznesit të vogël sepse është plotësisht e mundshme

Kryetari i Partisë Socialiste ditën e djeshme ka qenë në orët e pasdites në bizneset e njësisë numër 2 në Tiranë.
Edi Rama është përballur me tregtarë të vegjël të cilët ankohen për rënien e fuqisë blerëse, por edhe për dhunë e arbitraritet të pashpjegueshëm nga ana e administratës tatimore. Një prej biznesmenëve të vegjël të njësisë 2 do t’i rrëfente Edi Ramës se kjo është periudha më e papërballueshme ku fuqia blerëse ka rënë në mënyrë dramatike:
“Më dobët s’ka ku të vejë më. Sivjet jemi jashtëzakonisht dobët. Sesi do vejmë më tej se di, por ka rënë xhiro në mënyrë maksimale. Ka qenë periudha më e vështirë për ne.”
Një i ri i cili ka hapur një biznes të vogël po ashtu në dëshpërim i është shprehur po me të njëjtat fjalë liderit të opozitës: “Është e papërballueshme. S’kemi asnjë lloj shprese, asnjë lloj gjëje. Nuk e di sesi do ja bëjmë.”
Një rrëfim rrëqethës është ai i një gruaje të moshuar rrobaqepëse e cila tregon se edhe pse punon shumë dhe me orar të zgjatur për bukën e gojës, përsëri është e pamundur t’ia dalë. Mirëpo rënien së fuqisë blerëse i shtohen edhe gjobat arbitrare të administratës shtetërore: “Një hyn e një del, njëri bie një gjobë e tjetri bie një gjobë. Këtu është bërë gjoja që unë fitoj 20 milion lekë, unë kam 7 vjet që e kam marrë këtë dyqan, e kam marrë për koren e bukës. E kam lënë kolateral këtë dyqan. Më vjen 1 milion gjobë kasa, bëjnë letra, pa firmosur, pa vulosur, ma hedh poshtë derës. Im shoq është i shtruar në spital. Unë erdha për të pastruar, më fal për shprehjen por e hodhi tamam si qen. As firmë, as vulë. Bëj një kërkesë, dy e tre, kjo ka kaluar tek hipoteka, ke fitim 20 milion lekë. Unë të kisha fituar 20 milion lekë këtu në këtë vend unë isha bërë edhe me shtëpi dhe këtë e kisha larë. Unë në 11 iki më dridhen gjunjët. Burrin e kam sëmurë me diabet. Ne për momentin merremi vetëm me riparime, im shoq po vete tek 65, unë tek 60, ekonomia është në fund, kush ka para të qepë e të presë.
Nëse hiqet taksa e biznesit të vogël, mua në fund të muajit më ngelet një 5 mijë lekëshe, do të më ngelet një 60 mijë lekëshe qoftë edhe për ilaçe.”

Kryetari Rama në bisedë me këtë rrobaqepëse të moshuar u shpreh se PS është e vendosur për të hequr me të ardhur në qeveri taksën e biznesit të vogël. Ky lloj biznesi për Edi Ramën është thjesht një vetëpunësim për të jetuar: “Të gjitha të ardhurat që vijnë nga biznesi vogël me taksën e biznesit të vogël janë 30 milionë dollar në total, 0.5% e të ardhurave totale që merr shteti nga taksat. Për shtetin këto nuk janë jetike. Ama janë themelore për njerëzit që janë, biznes i thënçin se ju jeni të vetëpunësuar. Çfarë biznesi është ky, ky është vetëpunësim për të jetuar. Kështu që ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël sepse është plotësisht e mundshme që do të hiqet. Dhe ndërkohë ju paguani dhe tatim fitimin, sepse nuk është vetëm se keni atë, ju keni edhe tatim fitimin se deri përpara para ca vitesh ishte vetëm ajo. Tani është futur tatim fitimi, janë bërë edhe subjekt i TVSH-së, kështu që këto janë të papërballueshme të gjitha bashkë. Kështu qe në do ta heqim, kjo është e sigurt.”

KOMENTE