English

Studentja e fizikës shet virgjërinë për bamirësi

Catarina Migliorini mund të marrë 780.000 dollarë në se do të gjejë blerës për virgjërinë e saj.
20-vjeçarja braziliane kohët e fundit në internet ka nxjerrë virgjërinë e saj duke u përpjekur të gjejë "blerësin" e mundshëm javët e fundit.

Dhe fituesi ishte nga Japonia i njohur me emrin "Natsu" i cili doli në krye të listës së ofertave.

Migliorini, një studente e fizikës tha se me paratë, ajo ka në plan të dhurojë deri në 90 për qind të çmimit të ankandit për organizatat bamirëse që do të ndërtojnë shtëpitë në shtetin brazilian të Santa Catarina.

Megjithatë, kjo marrëveshje ka qenë fitimprurëse edhe për vajzën, që pranoi një ofertë për të realizuar një dokumentar mbi shitjen e virgjërisë.

Shuma që 20-vjeçarja do të përfitojë nga televizioni australian që vendosi të realizonte xhirimet nuk është bërë e njohur.

KOMENTE