English

Koliti Nervor, çfarë është, simptomat dhe kurimi

Një çrregullim i zakonshme gastrointestinal, i quajtur kolit spastikose sindromi nervoz i zorrës së trashë, IBS është një kusht i kontraktimeve të parregullta që karakterizohet nga dhimbje barku, dhe simptoma të tjera që jepen më poshtë.

Edhe pse IBS mund të shkaktojë siklet kronik të përsëritur, kjo nuk do të të çojë në ndonjë problem serioz të organeve. Diagnoza zakonisht përfshin përjashtim të sëmundjeve të tjera. Mjekimi është i drejtuar drejt lehtësimit të simptomave dhe përfshin dietë të lartë me fibra, stërvitje, teknika relaksimi, shmangien e produkteve, si caffeine, qumësht, medikamente dhe gjëra të ëmbla.

IBS ose Koliti Nervor:

Nervat e caktuara për zorrën e trashë, tek disa persona janë shumë të ndieshme, gjë e cila çon në çrregullimin e saj si pasojë e ngrënies së disa lloj ushqimesh të veçanta (intolerancës ndaj disa ushqimeve si ushqimeve të skuqura, alkoolit, qumështit, çokollatave, lëngut të domates, kafesë etj.), ose si pasojë e një çrregullimi nervor, ose si pasojë e ndonjë frike të madhe apo zemërimi të madh, e ngjashëm me këto gjendje emocionale. Atëherë, gazrat mblidhen në zorrë në përmasa të mëdha dhe ngrihen lart duke shtypur të dyja anët e barkut ose njërën prej tyre, sidomos anën e majtë, dhe kjo shkakton shtypje të stomakut dhe ndienjën e ngopjes dhe fryrjes, dhe si pasojë shtypjen e shtresës ndarëse, dhe kjo e fundit shkakton ngushtim në gjoks dhe në frymëmarrje. Ndonjëherë këto gazra ngjiten deri në tru dhe shkaktojnë dhimbje koke, gjendje e cila ndonjëherë çon në ndienjën e frikës apo mërzitjes së menjhershme dhe papritmas, mandje mund të ndodhë që të çojë në ngritjen e tensionit të gjakut. Jashtëqitja del e ngurtë, me vështirësi dhe shpesh i ngjan jashtëqitjes së kafshëve. Por në disa raste, zorrët lëvizin shumë dhe shkaktojnë diarre (bark), por këto janë raste të pakta në krahasim me ato të kapsllëkut, të shkaktuara nga koliti nervor.
Kur bëhen analizat dhe radiografitë, zakonisht zorra shfaqet normale dhe nuk dallohet ndonjë shkak i problemit, gjë e cila i bën mjekët të dyshojnë, por defekti, siç e thamë, qëndron në ndonjë problem të nervave të zorrës së trashë.

Simptomat e kolitit:
- Dhimbje shpuese në bark, zakonisht në anën e majtë të tij
- Fryrje barku (gazra)
- Kapsllëk në disa raste
- Diarre në raste të tjera
- Dhimbje koke
- Ngushtim kraharori
- mërzitje e menjëhershme
- Dhimbje mes shpatullave
Këto shenja mund të bashkohen të gjitha së bashku, ose i sëmuri mund të vuajë vetëm nga disa prej tyre.

Shkaqet e kolitit:
- Madhësia e zorrës së trashë që në krijim.
- Mungesa e vitaminave në ushqim, sidomos vitamina B, si dhe mosekuilibrimi i dietës ushqimore.
- Prezenca e ndonjë sëmundje tjetër apo e toksinave të mikrobeve të ndryshme.
- Moskryerja e jashtëqitjes sipas një rregulli kohor.
- Stresi, problemet e jetës dhe gjendjet e ndryshme emocionale.
- Problemet në ndonjë organ tjetër të trupit, siç janë për shembull problemet me fshikëzën e tëmthit.
Nuk është kusht që të bashkohen të gjitha këto shkaqe tek i njëjti person i sëmurë.

KOMENTE