Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arti Tajlandez për të qënë gjithmonë i ri në fytyrë
English

Arti Tajlandez për të qënë gjithmonë i ri në fytyrë

Tajlanda shquhet për shumë teknika të ndryshme lidhur me bukurinë. Dhe ajo më e fundit për të qënë gjithmonë i apo e re kushton vetëm 350 dollarë brenda 15 minutave.

Disa shuplaka në fytyrë, mjekër dhe ballë dhe fytyra ndryshor tërësisht. Mbyllen poret rrudhat bëhen më të zbehta.

Kështu thotë Mawan Sombuntham, për gruan e tij Tata e cila është specializuar në Tajlandë dhe ka hapur një klinikë në San Franchisko. Ajo është në gjendje të lëvizë muskutjt e fytyrës dhe yndyrën që ndodhet në të. Dhimbja është shumë pak, sikur të pickon një bletë.
Kjo është qëndra e dytë në botë se e para është në Tajlandë atje ku Tata ka mësuar artin. Nuk është shumë e përhapur pasi përzgjedhja në këtë shkollë bëhet në mënyrë tepër selektive, ku pranohen vetëm 10 studentë me fytyrë pak të gjatë.

Një mjek i kirurgjisë plastike tha se është e vërtetë ato që ndodhin në këtë teknikë pasi në fytyrë do të zgjerohen enët e gjakut dhe rritin rrjedhjen e gjakut në zonë, të cilat mund të fshijnë radikalet e lira dhe toksinat, duke ndihmuar stimulimin e kolagjenit dhe përmirësuar cilësinë e lëkurës, shpjegoi ai për Daily News.
Por përsëri nuk krahasohet me kirurgjinë. Ajo mund të jetë teknikë e mirë për të patur një fytyrë të shëndetshme por mbetet pas kirurgjisë përsëri.

KOMENTE