Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
29 tetor 1923. 89 vjet Turqia Republikë
English

29 tetor 1923. 89 vjet Turqia Republikë

Në 29 tetor 1923, kushtetuta turke ndryshoi dhe Turqia u shpall republikë. Që prej kësaj dite zyrtarisht Perandoria Osmane u shpërbë. Dita e shpalljes së Turqisë Republikë (Bayramı Cumhuriyet) festohet në të gjithë Turqinë dhe Qipron Veriore çdo vit. Ngjarjet përkujtimore zakonisht fillojnë në pasdite e një dite më parë. Në respekt të kësaj dite, zyrat qeveritare dhe shkollat e kanë pushim për një ditë. Gjithashtu, fishekzjarre ndizen në të gjitha qytetet e Turqisë.

Lideri i Luftes Turke per Pavaresi, Mustafa Kemal Atatürk, u bë në të njëjtën ditë edhe presidenti i parë i Turqisë. Dita e Republikes përben festen më të dëshiruar e të rendesishme të shtetit turk.

Gjithashtu kjo festë e cila është një ditë e rëndësishme për Republikën e Turqisë festohet edhe nga ambasadat turke në vendet respektive ku ndodhen.

Edhe dje në Tiranë, Ambasada e Turqisë në Tiranë ka organizuar një ceremoni të veçantë me rastin e Ditës së Republikës, e cila shënon ditëlindjen e 89-të të saj.
Në këtë pritje ishin të pranishëm autoritetet më të larta shqiptare, kryeminsitri Sali Berisha, Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, kreu i prezencës së OSBE-së Eugen Wollfart, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Ministra, deputetetë, përfaqësues të medias e biznesit e personalitete të tjera të larta.
Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hasan Sevilir Aşan, e konsideroi Ditën e Republikës si ditë të një rëndësie të veçantë për kombin turk. Ai vlerësoi marrëdhëniet e forta mes Shqipërisë e Turqisë dhe përcolli urimet e tij për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit tonë.

KOMENTE