English

Berisha: Së shpejti Fakulteti i Mjekësisë do të quhet Universiteti i Mjekësisë së Tiranës

Kryeministri Berisha, me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, ka marrë pjesë pasditen e djeshme në ceremoninë e 60-vjetorit të themelimit të Fakultetit të Mjekësisë, në Tiranë.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për të gjithë pedagogët, mjekët, ndër vite, që jo vetëm themeluan këtë Fakultet, por me përkushtim hodhën themelet e mjekësisë moderne shqiptare, që bënë të mundur që Shqipëria, në treguesit më kryesorë të shëndetit, të jetë në nivelet e vendeve të zhvilluara. Kryeministri tha se ndjek gjithashtu, me admirim punën e gjeneratës së re në mjekësi.

Kryeministri tha se 60-të vjet më pas, Fakulteti i Mjekësisë është zgjeruar në të gjitha degët dhe së shpejti do të shndërrohet në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

KOMENTE