Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Financave në Komisionin për Ekonominë dhe Financat
English

Ministri i Financave në Komisionin për Ekonominë dhe Financat

Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Ministrin e Financave, Ridvan Bode.
Seanca dëgjimore u zhvillua me kërkesë të deputetëve të Partisë Socialiste, anëtarë në këtë komision.

Ministri dha shpjegime të detajuara në lidhje me aktet nënligjore që rregullojnë nivelin e pagesave për energjinë, transportin, telefoninë e të verbërve, invalidëve para e tetraplegjikë; aktet nënligjore që rregullojnë nivelin e pagesave të ish-të përndjekurve politikë (dëmshpërblimin për ditë burgu), si dhe numrin e përfituesve aktualë nga kjo kategori, si dhe në lidhje me aktet nënligjore që rregullojnë nivelin e pagesave të ish-ushtarakëve, zbatimin e vendimeve të gjykatave, si dhe nivelin e përfituesve aktuale të kësaj kategorie.
Çështja që ka sjellë dhe debat gjatë sqarimit të ministrit Bode, ka qënë ajo e shpërblimit të ish-të përndjekurve politikë.
Bode deklaroi se nga 11.729 dosje të paraqitura në Ministrinë e Financave, 10.700 prej tyre, ose mbi 85% kanë marrë këstin e parë ndërsa 3% e ish-të përndjekurve kanë marrë këstin e dytë.
Ndërsa ka raportuar në komisionin e Ekonomisë në lidhje me aktet normative për ish ushtarakët por edhe për invalidët, ministri I financave Ridvan Bode ka deklaruar kriza ekonomike ka ndikuar në problemet sociale.
Sipas tij,qeveria ka bërë të mundur uljen e shpenzimeve por nuk janë ulur faturat sociale ndërsa ka shtuar se skema e përfitimeve për këto shtresa është jo reale dhe abusive.

KOMENTE