Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Për çdo komb të qytetëruar, historia dhe e vërteta historike janë një e vërtetë e veçantë
English

Berisha: Për çdo komb të qytetëruar, historia dhe e vërteta historike janë një e vërtetë e veçantë

"Historia në vetvete është përshkrim i politikës së djeshme, por politika është historia e sotme dhe ata që mendojnë se disinteresi për historinë ia vlen, gabojnë shumë rëndë. Natyrisht njëra përshkruan, tjetra është doktrinë e veprimit dhe mendimit universal, por janë absolutisht të pazgjidhshme njëra me tjetrën dhe politika nuk mund të ndërtohet pa rrënjët e saj në histori, pa mësimet e saj nga historia".

Kështu ëshët shprehur Kryeministri Berisha, në mbledhjen e Komitetit Shtetëror të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë ku falënderoi dhe shprehu mirënjohjen më të thellë, ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, studiuesve, personaliteteve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, diasporë dhe kudo, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në nderimin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, si dhe në shndërrimin e këtij viti në vitin e të vërtetave historike kombëtare të shqiptarëve.

Kryeministri vlerësoi se “ky vit ka meritën e madhe të hapjes së një debati të paprecedent në të gjitha rrethet shkencore, publicistike dhe më gjerë për problemet e mëdha historike të kombit këto 100 vjet.” Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se këto debate i kanë shërbyer lartësimit të zhvillimeve historike përgjatë 100 viteve, duke lënë jashtë, glorifikimin folklorik dhe nihilizimin.

Kryeministri propozoi gjatë kësaj mbledhje që për të përjetësuar 100 vjetorin e pavarësisë, dy veprat publike me rëndësi kombëtare, Tuneli Tiranë-Elbasan dhe Autostrada Levan-Fier, të pagëzohen me emrat “Tuneli 100 vjetorit të pavarësisë” dhe “Autostrada 100 vjetori i pavarësisë”

Më pas gjatë fjalimit të tij Kryeministri Berisha ka dhënë dhe një përshkrim të programit të aktiviteteve të atyre ditëve.

"Unë jam shumë i çuditur nga disa pretendime, të cilat janë jashtë çdo lloj realiteti. Ideja se po krijohet rivalitet mes Tiranës dhe Vlorës është një ide shumë naive, për të mos thënë më shumë. Vlora është qyteti ku u shpall pavarësia dhe kremtimi i 100 vjetorit bëhet sigurisht në Vlorë, por Tirana është kryeqyteti dhe ne nuk mund të mbajmë një qëndrim tjetër. Janë ftuar shumë miq. Sigurisht që do të jenë në Vlorë, por do të kremtojnë në Tiranë. Ne rast se është çështja për fondet, nuk them se kanë qene fonde të mjaftueshme, por bashkisë së Vlorës i është dhënë dyfishi i fondeve që i janë dhënë Bashkisë së Tiranës dhe prapë e garantoj se ato që janë premtuar do të lëvrohen.

Kam përgëzuar iniciativa siç ka qenë për shembull inisiativa për një shtatore tjetër, aty ka një shtatore, në Ansamblin e Pavarësisë, Ismail Qemali është figurë qendrore. Kryetari i bashkisë gjykoi se duhet të ketë edhe një shtatore të vecantë të shkëputur nga të tjerët. Po kështu edhe rrethet e tjera kanë shprehur dëshirën, ne i mbështesim dhe në raste të veçanta edhe financiarisht aty ku mundemi, por përsa i përket festimeve, bashkisë së Tiranës i është dhënë gjysma e asaj që i është akorduar deri tani Bashkisë së Vlorës.Dhe serish theksoj se ato që janë premtuar do të mbahen. Nuk është mirë të përdoren selitë sepse shkon ai në seli, por problemi është se një pjesë e qytetarëve vlonjatë kanë seli të tjera partiake, ndaj dhe duhet të jemi të vëmendshëm ndaj këtyre veprimeve që bëhen nga pasione partiake.

Ose ideja se është tentuar të shmanget Vlora. Absolutisht që nuk është tentuar kurrë të shmanget Vlora. Natyrisht ka një ngushtim sepse janë shumë delegacione dhe është shumë e vështirë spostimi.

Protokolli ka përcaktuar një koncert të madh në Vlorë me datë 27 në darkë, miting në datën 28 mëngjes dhe ngritje flamuri nga Presidenti i Republikës dhe kthimi në Tiranë. Nëse duan të drekojnë, është në tagrin e tyre. Madje i përgëzoj, ka njerëz që duan të rrinë dhe mund ta bëjnë këtë. Por festimet do vazhdojnë në Tiranë sepse ka një kohë të përcaktuar. Po të ishte Tirana dhe Durrësi do ishte më e thjeshtë, por ja që është distanca më e madhe.

Pra, ky është rendi, pas kthimit nga Vlora ka një paradë dhe më pas një drekë. Do të zhvillohet inagurimi i monumentit të 100 vjetorit të Pavarësisë, ka gjithashtu koncerte, ndër të cilat një koncert dhe mbledhje solemne në Pallatin e Kongreseve. Një koncert tjetër është në Sheshin “Nënë Tereza” me këngëtarët më të njohur me disa aplikacione me drita, (holograma). Pra, është një përpjekje që ditët 27 dhe 28 nëntor të jenë sa më festive. E theksoj edhe një herë se në datën 25 nëntor festimet do të zhvillohen në Shkup dhe ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm. Atje do ketë një koncert madhështor në Pallatin e Sportit të Shkupit. Paraditja e datës 27 është në Kosovë, inaugurimi i rrugës, 27-ta pasdite është në Vlorë, 28-ta në mëngjes është në Vlorë dhe pastaj kthimi dhe finalizimi në Tiranë. Është një lloj maratone por e vërteta është se kjo është edhe trajektorja që ka ndjekur pavarësia në ato vite".

KOMENTE