Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bujar Nishani: Mesazh solidariteti dhe ngushëllimi Presidentit Obama
English

Bujar Nishani: Mesazh solidariteti dhe ngushëllimi Presidentit Obama

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit amerikan Barack Obama, shpreh ndjenjën e solidaritetit dhe ngushëllimet për 33 viktimat e shkaktuara nga stuhia e fuqishme që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos qytetin e New York-ut.
Në mesazh thuhej:

“I nderuar Zoti President,

Me hidhërim të thellë ndoqa përmbytjet dhe shkatërrimet që solli stuhia shumë e fuqishme që goditi bregun lindor të SH.B.A., sidomos qytetin e New York-ut, duke shkaktuar dhe humbjen e jetëve të mbi 33 qytetarëve amerikanë. Kjo ngjarje shumë e rëndë natyrore që ka lënë pasoja të pallogaritshme në disa qytete të vendit tuaj na ka tronditur të gjithëve pa masë.

Me këtë rast, më lejoni Shkëlqesi, që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve dhe familjeve të viktimave e të lënduarve, ngushëllimet më të sinqerta, duke ndarë gjithashtu me popullin tuaj, lutjet më të ndjera për shërim dhe rimëkëmbje, pas kësaj fatkeqësie!

Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, ndjenjat e solidaritetit të sinqertë të popullit shqiptar në këto momente shumë të vështira për kombin amerikan."

KOMENTE