English

Hillary Clinton në Shqipëri. Masa të forta sigurie në Tiranë

E nesërmja nuk është larg. 1 nëntori do të sjellë për një vizitë 3 orëshe sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton.
Që dje Tirana ka filluar një përgatitje përsa i përket sigurisë dhe kontrollit.
Gjithashtu 50 mijë flamuj janë nxjerë për tu vendosur nëpë rrugët e Tiranës sipas vendeve të përcaktuara.

Edhe kontrollet kanë filluar që mbrëmjen e djeshme nga ana e policisë për lëvizjet e publikut. Gjithashtu në gatishmëri të plotë janë dhe forcat e inteligjencës shqiptare dhe ato amerikanë që janë akredituar pranë ambasadës amerikane.
Zona e aerroportit do të jetë sidomos në një kontroll edhe më të rreptë përsa i përket lëvizjeve.
Pjesë e masave që pritet të ndërmerren, është bllokimi i i qarkullimit në disa akse hyrëse në kryeqytet dhe një prani tejet e madhe e forcave të sigurisë.

Por ajo që mund të thuhet me siguri është se Tirana do të jetë e blinduar.

Pritet që zonja Clinton të mbërrijë në Tiranë paraditen e 1 nëntorit, ajo do të qëndrojë në vendin tonë për rreth 3 orë, ku do të ketë një fjalim në parlament, takime me presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës Edi Rama.

KOMENTE