Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qendra e Emisionit të Monedhës. Inagurohet godina moderne
English

Qendra e Emisionit të Monedhës. Inagurohet godina moderne

Në kuadër të përmirësimit të standardeve infrastrukturore dhe teknologjike, në datën 26 tetor 2012, Banka e Shqipërisë zhvilloi ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së Emisionit të Monedhës.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë guvernatorë dhe përfaqësues të lartë të bankave qendrore të rajonit e më gjerë, si dhe të institucioneve financiare brenda e jashtë Shqipërisë. Prerja e shiritit u krye nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, dhe Ministri i Financave, z. Ridvan Bode.

Kjo ceremoni shënoi përfundimin e një prej tre projekteve madhore ndërtimore të Bankës së Shqipërisë, të ndërmarra në këto tre vitet e fundit.

Ndërtesa e Qendrës së Emisionit të Monedhës është ndërtuar në frymën e një arkitekture moderne, ku spikasin dy skajet rrethore të saj të cilat simbolizojnë monedhën.

Ajo karakterizohet nga një nivel i lartë infrastrukture dhe është e pajisur me sisteme teknologjie të përparuara që do të përdoren për përpunimin e parasë. Duke shfrytëzuar facilitetet e ofruara nga ndërtesa e re, ky proces do të kryhet me sisteme të automatizuar të shpejtësisë së lartë, duke garantuar kontroll të shpejtë të monedhës përsa i përket autenticitetit, gjendjes fizike dhe sigurisë së saj.

Me përfundimin e kësaj ndërtese të re, përpunimi i monedhave dhe kartëmonedhave në Bankën e Shqipërisë do të kryhet sipas standardeve të simotrave evropiane.

Inaugurimi i kësaj ndërtese pritet të pasohet nga ai i godinës kryesore të Bankës së Shqipërisë, punimet e së cilës do të përfundojnë vitin e ardhshëm, ndërkohë që këtë vit nisin punimet për rikonstruksionin e plotë të godinës së ish-hotel “Dajtit”.

Me përfundimin e këtyre projekteve, Banka e Shqipërisë do të jetë me e hapur për publikun, i cili do të përfitojë prej politikave të edukimit financiar, aktivitetit shkencor, shërbimit biblotekar, aktivitetit legjstativ, aktiviteteve me karakter historik, muzeal e numizmatik. Këto risi do të ofrohen si të mira publike për të kontribuar me modesti në formimin e një shteti modern e të denjë për kombin shqiptar.

KOMENTE