Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ujitja dhe kullimi sipas Programit për Rilindjen e Fshatit janë dy çështje që PS do i zgjidhë menjëherë
English

Ujitja dhe kullimi sipas Programit për Rilindjen e Fshatit janë dy çështje që PS do i zgjidhë menjëherë

Vendosja e politikës bujqësore kombëtare në një kuadër europian, nën një perspektivë me terma të afatgjatë është një nga të rejat më të rëndësishme të qeverisjes së ardhshme socialiste për fshatin. Kjo duke stimuluar nxitjen e prodhimit, duke ulur kostot e prodhimit, si dhe duke krijuar kushte që prodhimi të dalë në treg.

Programi i Partisë Socialiste ka analizuar zhvillimin kaotik të 22 viteve dhe ka hartuar një platformë e cila përmban shumë elementë të nevojshëm për të lehtësuar edhe agrobiznesin ne Shqipëri. Edi Rama në vijim të kontakteve të tij të vazhdueshme me fermerët, blegtorë, por edhe sipërmarrës që kanë aktivitet në fushën e agrobiznesit, ka qenë sot në mëngjes në një fabrikë e cila merret me përpunimin e produkteve të agrikulturës, kryesisht speca, fruta dhe perime. Por situata si për atë që përballet me "tokën" ashtu edhe për atë që merret me agrobiznes është tejet e vështirë. Pronari i fabrikës tregon një histori të vështirë kur thotë se e gjithë lënda e tij e parë vjen nga jashtë: "Speci është deficitar. Gjithmonë marrin nga Kosova ose nga Maqedonia. Për shembull specin djegës, 150 ton e kam marrë të gjithin nga Maqedonia. S’ka këtu. Këtu të duash të mbledhësh 50 ton spec djegës, nuk i mbledh sot. Duhet të jesh hero legjendar".

Takimet e kryesocialistit Rama kanë vijuar në fushat djerrë të Arbanës, Vishnjës e Vaqarit, të lëna në mëshirë të fatit. Fshatarët janë shfaqur të lodhur nga pritja dhe të rrënuar nga mospasja. “Shih e shkruaj. Nafta ka shkuar aty ku dihet, s’është nevojë të bësh komente. Dritat po ashtu, pensioni po dihet. Sa pension marr unë, 132 mijë lekë, 50 vjet punë. Fasule jo, miell misri jo, katundari këtë ka”, thotë njëri prej fshatarëve, ndërsa një tjetër në krah të tij e plotëson: “Këtu s’është vënë dorë fare. Ka 20 vjet që bujqësinë se njeh njeri, sikur s’ekziston fare”. Diskutimet vazhdojnë me të njëjtin intensitet, sikundër edhe shqetësimet e tyre të përditshme. “Këtu ka pas çdo gjë: grurë, misër, perime. I kemi pas çuar edhe në Gjermani domatet. Bujk 50 vjet dhe s’kemi domate turshi, çfarë kërkon më!!!”, shfryn i pakënaqur njëri prej fshatarëve. Një tjetër bashkëfshatar i tij shprehet: “Ka shkuar dynymi tokës 50 mijë lekë, ne punojmë. Çfarë punojmë ne?! Jam blegtor për vete, se kam blegtori. Unë po i mbaj me forca, me borxhe po i mbaj. Borxh po i marr që të mbaj blegtorinë”.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga fermerëve, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur: “Kudo është e njëjta dramë. Nafta në stratosferë, plehrat kimike në stratosferë, farërat në stratosferë, plus të pakontrolluara fare që s’dihet se çfarë janë. Dhe s’ka ujë për të vaditur dhe s’ka kanale për të kulluar. Jemi vendi i dytë në Europë për burime ujore, një pasuri e jashtëzakonshme dhe jemi i vetmi vend në Europë sot që nuk ujit dot tokën e vet dhe që s’ka ujë të pijshëm për njerëzit e vet në shumë pjesë të vendit. Kjo është një gjë e paimagjinueshme. Ne nuk mund të pretendojmë që të krijojmë kushte për një Rilindje të Fshatit pa bërë premtime të bujshme, por duke marrë një angazhim të qartë; do sistemojmë ujitjen dhe kullimin patjetër, s’ka rrugë tjetër. Do ulim naftën në nivele të pranueshme për bujqësinë e për peshkimin dhe me patjetër do stimulojmë nxitjen e prodhimit duke ulur kostot e prodhimit dhe do krijojmë kushte që prodhimi të dalë në treg. Përndryshe, edhe ata që prodhojnë i keni parë rrinë në anë të rrugëve për të mbijetuar. Turp i madh!"
Ujitja dhe kullimi sipas Programit për Rilindjen e Fshatit janë dy çështje që do u jepet zgjedhje përfundimtare brenda mandatit të parë qeverisës së PS.

KOMENTE