Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekspozita Koha e Memorandumeve nga Lidhja e Prizrenit deri në Kongresin e Lushnjës
English

Ekspozita Koha e Memorandumeve nga Lidhja e Prizrenit deri në Kongresin e Lushnjës"

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot, në çeljen e ekspozitës dokumentare "Koha e Memorandumeve nga Lidhja e Prizrenit deri në Kongresin e Lushnjës". Ekspozita, e cila u hap në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në kuadër të festimeve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, paraqet një përzgjedhje nga fondi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, të Memorandumeve shqiptare dërguar Fuqive të Mëdha apo të shpallura publikisht, nga periudha e Lidhjes së Prizrenit deri në Kongresin e Lushnjës. Në këto Memorandume, të hartuar nga shqiptarë brenda e jashtë Shqipërisë, kërkohen të drejtat kombëtare, autonomia dhe më pas pavarësinë e Shqipërisë, si dhe respektimi i vendimeve të Konferencës së Londrës.

Duke përshëndetur drejtuesit dhe punonjësit e Bibliotekës Kombëtare për këtë ekspozitë, Kryeministri Berisha u shpreh se këto dokumente qëndrojnë në themel të përpjekjeve politike dhe diplomatike të shqiptarëve, për të ndërtuar shtetin e tyre të pavarur.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

"Jam këtu, për të përshëndetur përzemërsisht drejtuesit dhe punonjësit e Bibliotekës Kombëtare për këtë ekspozim të shkëlqyer të dokumenteve të qëndrojnë në themel të përpjekjeve politike dhe diplomatike të shqiptarëve, për të ndërtuar shtetin e tyre të pavarur.

Nga një vështrim i shpejtë, ajo që bie në sy është një zgjim i madh i shqiptarëve në të gjitha trojet etnike dhe shqiptarëve në diasporë e kudo që ndodhen. Kjo përbën një nga habitë e mëdha të kohës, pasi kombi, për shekuj në një perandori tjetër, zgjohet me një ndërgjegje kombëtare që do ta udhëheqë atë dhe do ta frymëzojë në një betejë të madhe për pavarësinë e Shqipërisë. Shumë mbresëlënëse janë dokumentet e Lidhjes së Prizrenit, të cilat mishërojnë në mënyrën më të shkëlqyer idealin e bashkimit kombëtar, idealin më fisnik të shqiptarëve, ideal që do t’i frymëzojë ata, në çdo kohë, për zhvillim, për bashkim dhe horizonte të reja. Ky ideal, në fakt, frymëzoi shqiptarët, në çdo moment të vështirë të historisë së tyre, që të qëndrojnë së bashku dhe sot është më frymëzues se kurrë ndonjëherë.

Ndaj, unë dua të shpreh nderimin tim, të të gjithë shqiptarëve, për autorët, etërit dhe frymëzuesit e këtyre dokumenteve, si dhe të falënderoj drejtuesit dhe punonjësit e Bibliotekës Kombëtare për ekspozimin e shkëlqyer të tyre. Ftoj qytetarët të njihen me këto dokumente, themele të shtetit të tyre të sotëm, themele të përpjekjeve të tyre për liri dhe dinjitet kombëtar.”

KOMENTE