Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisi sot në Prishtinë “AppCamp Kosova”
English

Nisi sot në Prishtinë “AppCamp Kosova”

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me partnerët, Ambasadën e Britanisë së Madhe, Ambasadën Mbretërore të Norvegjisë dhe Innovation Center Kosovo, kanë organizuar garën nacionale për krijimin e aplikacioneve mobile, projekt i implementuar nga IPKO Foundation.

AppCamp Kosova” është aktivitet në kuadër të Strategjisë për Diplomaci Digjitale të Kosovës, dhe ka për qëllim të sjellë së bashku ideatorët, zhvilluesit e aplikacioneve, projektuesit dhe sipërmarrësit në mënyrë që të konkurrojnë për ndërtimin e aplikacionit më të mirë kosovar (iOS dhe Android), në katër kategori: Lajme dhe Informacione, Kulturë, Trashëgimi dhe Traditë, Turizëm dhe Ekonomi, Lojëra zbavitëse (“Games”)

Në këtë garë, të parën të këtij lloji në rajon, kanë konkurruar mbi 280 persona, të cilët do të garojnë për katër aplikacionet fituese.

Katër personave apo ekipeve të cilët do të fitojnë në këtë garë te dielen, do t’iu ndahet një shumë prej 3000 eurosh.

Po ashtu, dy personave nga ekipi fitues të përzgjedhur do t’iu mundësohet përfaqësimi i Kosovës në “Mobile World Congress 2012”, në Barcelonë.

Aktivitetet qendrore të “AppCamp Kosovës” do të zhvillohen nga data 2 deri më 4 nëntor 2012, në Innovation Center Kosovo, Rexhep Mala 28A, http://goo.gl/maps/0irR9.

Deri më tani pjesëmarrjen e tyre në këto aktivitete e kanë konfirmuar mbi 15 ekipe me disa dhjetëra aplikacione

Në "AppCamp Kosova", do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Ambasadave.

KOMENTE