Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sesilia Malmstrom, pritet të mbërrijë sot në Tiranë.Shkak rritja e numrit azilkërkues
English

Sesilia Malmstrom, pritet të mbërrijë sot në Tiranë.Shkak rritja e numrit azilkërkues

Si shkak i rritjes së numrit të azilkërkuesve prej vendeve të vogla ballkanike në BE, ka nxitur dhe diskutimet e shumta në Këshillin Evropian për të diskutuar dhe marrë masa lidhur me këtë çështje.

Javën e kaluar madje u hodh ideja për diskutimin dhe marrjen e një vendimi brenda 4 muajve të ardhshëm edhe për rikthimin e regjimit të vizave përsëri për vendet e Ballkanit Perëndimor si masë për të rritur përgjegjsitë e çdo shteti ballkanas për të ndaluar këtë lumë kërkesash për azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithasht po ky shkak, do të sjellë edhe sot në Shqipëri Komisioneren për Drejtësi dhe Punët e Brendshme, Sesilia Malmstrom, e cila pritet që të zhvillojë takime me ministrat e Brendshëm të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës dhe të Malit të Zi.

Vendet të rrezikuara për pezullimin e liberalizimit të vizave janë Serbia, Maqedonia, por edhe Shqipëria e Bosnja. Statistikat flasin se për 9 muajt e parë të këtij viti, Shqipëria bën pjese në top-listën e 10 vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në Belgjikë, me 470 vetë, duke lënë pas Serbinë me numrin 463.

Gjatë qëndrimit të saj më 5 dhe 6 nëntor në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e Komisionit Evropian, Malmstrom, do të kërkojë që qeveritë e vendeve të Ballkanit të punojnë më shumë për punësimin, sigurinë dhe përmirësimin e jetë së qytetareve. Gjithashtu kontrolli kufitar duhet të jetë më efikas, pasi nëse kjo rritje nuk do të ulet kthimi i regjimit të vizave është i pashmangshëm dhe do të jetë një goditje për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për ata që shkelin këtë të drejtë.

KOMENTE