Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Erickson, një ndër personalitetet më të jashtëzakonshme në historinë e kombit shqiptar
English

Berisha: Erickson, një ndër personalitetet më të jashtëzakonshme në historinë e kombit shqiptar

Kryeministri Berisha dje në mbrëmje, mori pjesë në promovimin e librit mbi jetën dhe veprën e Charles Telford Erickson, i autorit Mal Berisha, ku të pranishëm ishin edhe familjarë të Charles Erickson, ambasadori amerikan në Tiranë Alexander Arvizu, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, historianë dhe studiues.

Erickson është një prej personaliteteve që kanë dhënë kontribut të shquar në Shqipëri dhe për Shqipërinë. I angazhuar thellësisht në çështjet shqiptare, ai i ka kushtuar një pjesë të jetës dhe veprimtarisë së tij promovimit të shqiptarëve dhe mbrojtjes së çështjes së tyre, si përmes veprimtarisë diplomatike, ashtu edhe përmes artikujve në shtypin botëror të kohës dhe studimeve shqiptare. Në 1919, Erickson është delegat i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1921-1922 është komisioner i posaçëm për Shqipërinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1945 është delegat i vetëm shqiptar i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara në San Francisco, për pranimin e Shqipërisë anëtare e OKB-së. Gjatë qëndrimit të gjatë në Shqipëri, përpjekjet e Erickson u përqendruan edhe në ndërtimin e shkollave. Ai ngriti shkollën Shqiptaro-Amerikane të Bujqësisë në Kavajë dhe shkollat e vajzave në Tiranë dhe në Kavajë. Nga viti 1937–1941, ai studion tërë literaturën e deriatëhershme në bibliotekat e Muzeut Britanik, Athinë, Romë, Stamboll dhe Uashington dhe shkruan pafund për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Kryeministri Berisha e konsideroi Kryeministri Berisha ishte sot në mbrëmje, i pranishëm në promovimin e librit mbi jetën dhe veprën e Charles Telford Erickson, i autorit Mal Berisha, ku të pranishëm ishin edhe familjarë të Charles Erickson, ambasadori amerikan në Tiranë Alexander Arvizu, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, historianë dhe studiues.

Erickson është një prej personaliteteve që kanë dhënë kontribut të shquar në Shqipëri dhe për Shqipërinë. I angazhuar thellësisht në çështjet shqiptare, ai i ka kushtuar një pjesë të jetës dhe veprimtarisë së tij promovimit të shqiptarëve dhe mbrojtjes së çështjes së tyre, si përmes veprimtarisë diplomatike, ashtu edhe përmes artikujve në shtypin botëror të kohës dhe studimeve shqiptare. Në 1919, Erickson është delegat i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1921-1922 është komisioner i posaçëm për Shqipërinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1945 është delegat i vetëm shqiptar i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara në San Francisco, për pranimin e Shqipërisë anëtare e OKB-së. Gjatë qëndrimit të gjatë në Shqipëri, përpjekjet e Erickson u përqendruan edhe në ndërtimin e shkollave. Ai ngriti shkollën Shqiptaro-Amerikane të Bujqësisë në Kavajë dhe shkollat e vajzave në Tiranë dhe në Kavajë. Nga viti 1937–1941, ai studion tërë literaturën e deriatëhershme në bibliotekat e Muzeut Britanik, Athinë, Romë, Stamboll dhe Uashington dhe shkruan pafund për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Kryeministri Berisha e konsideroi Erickson, ndër personalitetet më të jashtëzakonshme në historinë e kombit shqiptar, një misionar, të cilin vetëm shqiptarët mund ta lartësojnë “në një prej misionarëve më të mëdhenj që ka pasur qytetërimi ynë.” një misionar, të cilin vetëm shqiptarët mund ta lartësojnë “në një prej misionarëve më të mëdhenj që ka pasur qytetërimi ynë.”

KOMENTE