Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Jo 20 milionë, por 50 milionë rrënjë ulliri
English

Berisha: Jo 20 milionë, por 50 milionë rrënjë ulliri

Sot në takimin konsultativ të zhvilluar mbi mekanizmat e kreditimit të sektorit të olivikulturës, bashkëpunimi me bankat, morri pjesë edhe kryeministri Sali Berisha. Pjesëmarrës në këtë takim ishin ministri i Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit z. Genc Ruli, prodhues dhe përpunues të ullirit, përfaqësues të bankave tregtare, etj.

Në këtë tryezë u diskutua rreth suksesit të konstatuar në këtë sektor që nga implementimi i projektit kombëtar të ullirit, i iniciuar në vitin 2007, problematikës së dalë dhe mënyrën se si të kapërcehen ato.

Kryeministri Berisha i siguroi të pranishmit se për qeverinë ky projekt mbetet i një rëndësie parësore dhe se do të vazhdojë mbështetja e fuqishme për këtë sektor. “Objektivi nuk është më 20 milionë rrënjë ulliri, por është 50 milionë rrënjë ulliri. Me 50 milionë rrënjë ne shkojmë me këtë projekt afër maksimumit të kapaciteteve të mbjelljes së ullirit”, tha Kryeministri Berisha.

Pas diskutimit nga ana e prodhuesve dhe përpunuesve të ullirit, Kryeministri Berisha kërkoi që të ketë më shumë angazhim në promovimin e tij në tregun vendas dhe tregjet më të afërta, si Kosovë e Maqedoni. Gjithashtu, Kryeministri vlerësoi se projekti i ullirit duhet të pasurohet më elementë të rinj, të konsolidohet më tej hallka vjeljes, grumbullimit dhe përpunimit të tij.

KOMENTE