Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nju Jork. Nis hetimi mbi rritjen e çmimeve si pasojë e stuhisë Sandy
English

Nju Jork. Nis hetimi mbi rritjen e çmimeve si pasojë e stuhisë Sandy

Avokati i përgjithshën i Nju Jorkut ka nisur një hetim për qindra ankesa lidhur me rritjen e çmimeve si pasojë e stuhisë sandy.
Eric Schneiderman tha se numri më i madh i ankesave vijnë pasi çmimet e karburantit janë rritur por dhe furnizime të tjera emergjente janë prekur gjithashtu nga rritja e çmimeve.

Më shumë se një milion njerëz në New Jersey dhe New York City janë pa energji që prej një jave nga goditja e stuhisë.

Kostoja e përgjigjes së qytetit të fatkeqësisë arrin deri në 85.4m dollarë, ku vetëm 30 milion dollarë duhen vetëm për punë në plazhet e qytetit. 15 milion do të shpenzohen për pajisjet e pompimit për zhbllokimin e ujrave të zeza dhe largimin e pemëve të rrëzuara.

Por stuhia ka ndikuar edhe në zgjedhjet presidenciale pasi me qindra vendvotime janë të mbyllura.

Njujorkezët tani do të jenë në gjendje të votojnë në çdo qendër votimi në shtet, në bazë të një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga Guvernatori Andrew Cuomo.

Por akoma ekziston frika e rritjes së dëmit pasi një stuhi tjetër pritet pasi të enjten janë dhënë shenjat e para të një ere të fortë që arriti në 50mph (80 km / h)në zonat bregdetare.

KOMENTE