Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Ramës: Voto 3 ligjet dhe mos pengo marrjen e statusit të vendit kandidat në BE
English

Berisha-Ramës: Voto 3 ligjet dhe mos pengo marrjen e statusit të vendit kandidat në BE

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeminitri Berisha pasi ka përshëndetur zgjedhjen e Obamës si president i SHBA-së për herë të dytë si dhe duke theksuar se si president ka ditur të përballojë me një mençuri të mprehtë, krizën më të madhe në historinë pas viteve 30 të shekullit të kaluar, ai i ka bërë thirrije kryesocialistit Rama që të votojë 3 ligjet për të hapur rrugën dhe shpresën e marrjes së statusit të vendit kandidat.

“I bëj ftesë zotit Rama që të organizojë deputetët e tij dhe të miratojnë ligjet e kërkuara në mënyrë që komisioni të informojë vendet anëtare që Shqipëria i pëmbushi të gjitha kërkesat e lëna. Unë besoj se nëse udhëhiqet nga interesi kombëtar i Shqipërisë i cili është integrimi i vendi në BE, do të realizohet."

Duke iu referuar Rregullores së Kuvendit, Berisha ka thënë se këtë radhë me dëshmitarë më shumë se një ai pranoi që pas fjalës kryesore të kryeministrit, kryetari i opozitës të marrë fjalën jo dy minuta, por me rregullore ta marrë 10 minuta.
“Meqë Rama kërkon me çdo kusht të shpallet kryeministër edhe kur nuk është duhet t’i them të informohet mirë se në të gjitha protokollet kryetari i opozitës ka statusin e një ministri dhe s’ka status tjetër dhe këtë status unë jam i pari që ia kam akorduar atij në të gjitha aspektet dhe është vepruar shumë drejt. Nuk kam nxjerrë ndonjëherë këtë tezë se kam menduar se gradualisht do ta realizojë, mendo nuk mund të ketë dy statuse të njëjta ndaj dhe kushtetuta parashikon të drejtën e kryeministrit si të drejtë kryeministri dhe kjo ka logjikë ligjore dhe është absolutisht e paimagjinueshme që parlamenti të shndërrohet në një arenë të dy vetëve, nuk mund të ndodhë”- tha ai .

Kryeministri Berisha ka prekur dhe çështjen e Fierit ku po përdoret si shkak apo pretekst për pengimin e ecjes përpara nga ana e kryesocialistit.

Ai i ka ofruar liderit të opozitës një zgjidhje me kompromis politik për zhbllokimin e ngërçit sa i takon votimit të tre ligjeve të nevojshme për marrjen e statusit të vendit kandidat. Berisha tha se është i gatshëm që të plotësojë kërkesën e Partisë Socialiste me anë të një zgjidhje të ndërmjetme. Kreu i qeverisë propozoi që anëtarët e Qarkut të Fierit t’i nënshtrohen mocionit të besimit. “Në rast se z. Rama dyshon tek statusi aktual i Qarkut të Fierit, të kryetarit, të anëtarëve, atëherë çfarë i ofroj unë. I ofroj kompromis të qartë politik. Dhe ky kompromis është që secili nga anëtarët e qarkut dhe të gjitha instancat t’i nënshtrohen mocionit të besimit. Përbërja e këshillit të mund të përcaktohet nëpërmjet këtij votimit por nuk mund të ketë jashtë kushteve ligjore, askush nuk mund të cenojë mandatin e këshilltarit, këshilltari është deputet i rajonit”. u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri Berisha nuk ka harruar të përmendë dhe deklaratën e kryetarit Rama se 28 nëntorin do e festojë në Vlorë.
“Përshendes vendimin e Ramës që do të jetë në 28 nëntor në Vlorë. Do të nderojmë së bashku Ismail Qemalin dhe ata burra që firmosën deklaratën e pavarësisë. Do nderojmë qytetarët e Vlorës dhe do të nderojmë qytetarët e Shqipërisë duke u kthyer në Tiranë ku do të bëjmë të gjitha nderimet. Ky muaj reflekton mirëkuptim dhe më shumë se çdo gjë tjetër është një apel të bashkohemi rreth interesit tonë që është njëkohësisht interesi më i parë i çdo qytetari” tha Berisha.

KOMENTE