Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
David Cameron, ofron imunitet Bashar al-Assad, por jo në Britani
English

David Cameron, ofron imunitet Bashar al-Assad, por jo në Britani

David Cameron, Kryeministri i Britanisë së Madhe, u shpreh se do t’i ofrojë paprekshmërinë dhe imunitetin nga përndjekja ligjore Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, nëse do të vendosë të largohet nga vendi, duke i dhënë kështu fund luftës civile që po ndodh në Siri.

"Unë sigurisht nuk jam duke i ofruar atij një plan dalje nga Siria në Britani, por nëse dëshiron të largohet, ai mund të largohet, dhe kjo mund të organozohet. Sigurisht, unë do të favorizoj atë të përballet me forcën e plotë të ligjit ndërkombëtar dhe të drejtësisë për atë që ai ka bërë."

Rami Abdulrahman, themelues dhe drejtor i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup anti-Asad në Londër, tha se dhënia e al-Assadi, një kalim të sigurt do të jetë një çmim me vlerë.
Ne duam të ndalojmë vrasjet. Rreth 150 njerëz vdesin çdo ditë. Dhe ata do të vazhdojnë të vdesin nëse Assad nuk largohet nga vendi.

"Unë nuk dua që Siria të jetë Somalia e re, Afganistani ri. Tashmë duhen miliarda për të riparuar Aleppo, Homs, Damascus."

Në një reagim nga Abu-Dhabi, Cameron u shpreh se “komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë në konsideratë çdo zgjidhje të mundshme, për të larguar Assadin nga vendi”.

Sipas kryeministrit britanik, është më e rëndësishme të shpëtohen jetët e pafundme njerëzore që po humbin në Siri, se sa vetë dënimi i Presidentit”.

Megjithatë, deklarata e kryeministrit u kërcënua ashpër nga “Amnesty International”, organizata e organizata e të drejtave të njeriut që këmbëngul se kushdo duhet të përgjigjet për krimet e tij.
”David Cameron duhet të mbështesë përpjekjet që Assad të dalë përpara drejtësisë, në rastin më të preferueshëm përpara Gjykatës Kriminale të Hagës”, shkruante “AI”, në një deklaratë.

Siria është e përfshirë nga lufta civile që prej marsit 2011 dhe të paktën 35 mijë persona kanë humbur jetën deri tani.

KOMENTE