English

Ditëlindja më e shtrenjtë në botë.Naomi Campbell dhe supermiliarderi rus (FOTO)

Është cilësuar si një nga festat më të shtrenjta të vitit.

50-vjetori i ditëlindjes së miliarderit rus njëkohësisht i dashuri i supermodeles Naomi Campbell, z. Vladimir Doroni, ndoshta do të jetë e paharruar në mendjet e shumë të ftuarve në kët festë madhështore.

Festa organizohet në Indi në një nga kështjellat më të mëdha që i përket shekullit të 15-të Mehrangarh Fort.

Gjithçka është organizuar me detaje duke iu përshtatur traditave indiane për t'i shijuar sa më mirë ato. Një staf i cili ka punuar ditë e natë për dizenjimin e të gjitha ambjenteve ku do të ketë njerëz duket se është paguar mirë.

Stili i pritjes së miqve është si ai i James Bond 007.

Diana Ross, e cila do të këndojë në festën e ditëlindjes është paguar 623 000 euro. Kështjella ku është xhiruar dhe filmi "The Dark Knight Rises" është bërë gati siç shihet dhe në fotot për ditën e sotme deri në perfeksion.

42 vjeçarja Naomi Campbell do të jetë dhe perëndesha e bukurisë për miliarderin rus Vladimir i cili ka një lidhje që prej vitit 2008.

KOMENTE