English

Lady Gaga ngrohet nën diellin e Porto Rikos

Lady Gaga pas një turneu të saj, ka marrë dhe ajo disa ditë pushim duke u ngrohur dhe kënaqur nën rrezet e diellit në Porto Riko.

26 vjeçarja, e veshur me një kostum të markës Miller Lite, është parë me miqtë e saj DJ White Shadow, që ishte bashkëpuntor në koncertin e saj të fundit si dhe me artistin që bën make-up in e saj.

Gaga është kritikuar për moskujdesjen e trupit të saj, ku u vunë re disa kg ekstra, por ajo inkurajon të tjerët për të përqafuar formën e tyre dhe bukurinë e brendshme shpirtërore, pra duajeni veten ashtu si ju jeni.
Në rrejetin e saj Twitter ajo kishte shkruar edhe për viktimat bregut lindor të Amerikës nga uragani Sandy. "si jeni? Si jeni Nju Jork? Qëndrim të fortë. Unë shpresoj, mendoj për ju gjatë gjithë kohës.... Do të jem atje sa më shpejt, që unë mund të ndihmoj lagjen time të vjetër. Unë jam në turne dhe nuk mund të le tifozët e mi në zhgënjim. Unë dua të ndihmoj me duart e mia me të gjithë ju. "

KOMENTE