Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Murrizi dhe përfitimet e tij shëndetsore
English

Murrizi dhe përfitimet e tij shëndetsore

Murrizi është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar lidhet ngushtë me faktin se për mjekësinë popullore murrizi nuk është vetëm një shkurre që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, që ndihmon në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopurinë, krategalaktone dhe derivate tritepenilë.

Janë pikërisht acidet tritepenilë, që ndihmojnë në zgjerimin e arterieve në përgjithësi dhe arterieve konore në veçanti. Janë pikërisht këto arterie, që bëjnë të mundur furnizimin e muskulit të zemrës me gjak , duke fuqizuar dhe muskulaturën e zemrës. Me rezultate të mira mjekuese ato përdoren në format e lehta të pamjaftueshmërisë së koronorëve, në çregullimet, që vijnë nga mosfurnizimi i mirë i trurit me gjak si dhe në sëmundjet e zemrës pas sëmundjeve infektive. Aminopurina është një nga substancat e rëndësishme, që ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut.

Duke u mbështetur në vetitë shumë të rëndësishme të bimës, çaji i përftuar prej saj përdoret si mjet për fuqizimin e zemrës së dobësuar nga shqetësimet me prejardhje nervore. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës.
Rezultate të shkëlqyera jep ky çaj edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ. Në këto raste këshillohet pirja e menjëhershme e çajit për të shmangur pasojat e mëvonshme të mundshme.
Gjithashtu, çaji i përftuar nga zierja e luleve dhe frutit të grimcuar të murrizit, shërben në rastet e presionit të ngritur të gjakut, pra kur të sëmurët vuajnë nga hipertensioni. Gjethet e reja dhe të thara pihen bashkë me duhanin ose zihen në formë çaji dhe përdoren kundër arteriosklerozës. Një tjetër ndihmesë jep kjo bimë te njerëzit, që kanë vështirësi në frymëmarrje. Pirja e çajit të ëmbëlsuar me mjaltë do të sillte përmirësim të menjëhershëm të shëndetit. Për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia natën, është vërtetuar se pirja e çajit të murrizit është ndër çajrat, që rikthen në mënyrë të menjëhershme gjumin e humbur. Një gotë me lëngun e bimës përpara se të shtriheni do të japë rezultate pozitive.
Për përgatitjen e çajit nevojiten dy lugë me lulet dhe frutet e grimcuara të bimës çudiberëse të murrizit. Kjo masë hidhet në një enë, së cilës i shtohet një filxhan çaji me ujë shumë të nxehtë. Ena mbulohet dhe lihet në qetësi deri sa të ftohet. Më pas përmbajtja kullohet dhe lëngu i përftuar ëmbëlsohet sipas dëshirës. Çaji këshillohet të pihet 2 deri 3 herë në ditë. Për kurimin e sëmundjeve kjo bimë mund të përdoret edhe në formë tinkure, për përgatitjen e së cilës nevojiten 20 gramë lule ose frute të grimcuara të bimës. Kjo masë hidhet në shishe, të cilës i shtohet 100 gramë alkool 60 gradë. Lihet në qetësi për 10 ditë, më pas kullohet. Në një gotë me ujë hidhen deri 25 pika dhe pihet 3 herë në ditë. Tinkura rregullon të rrahurat zemrës dhe lehtëson gjumin. Bima e tharë duhet të ruhet në vende të ajrosura, të freskëta, pa lagështirë. Ajo mund t’i ruajë aftësitë e saj kurative deri në 18 muaj pas mbledhjes së saj. Kjo bime është e përhapur edhe ne Kosovë.

KOMENTE