Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bamir Topi uron për mandatin e dytë Presidentin Barack Obama
English

Bamir Topi uron për mandatin e dytë Presidentin Barack Obama

Ish – Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar sot një mesazh urimi me rastin e rizgjedhjes, Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, duke e konsideruar atë një ngjarje me rëndësi historike për qytetarët amerikanë, miqtë e tyre në botë dhe demokracitë e inspiruara prej saj. Nën drejtimin e mëtejshëm të Presidentit Obama, SHBA do të vazhdojnë të jenë vend udhëheqës në forcimin e paqes, sigurisë, bashkëpunimit dhe demokracisë.
Në mesazhin e tij zoti Topi vlerëson lart SHBA dhe Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shqiptarët u janë mirënjohjës dhe se e shohin zgjedhjen tuaj si një katalizator për konsolidimin e sistemit demokratik, për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon, si dhe për promovimin me sukses edhe më tej të çështjes shqiptare.
Duke e cilësuar modelin e fushatave dhe proceseve zgjedhore amerikane si simbole jetësore dhe frymëzuese për demokracinë në të gjithë botën zoti Topi thotë se shoqëria dhe politika shqiptare ka nevojë të përfitojë nga kjo përvojë e freskët dhe të reflektojnë sjellje, parime dhe praktika të njëjta për ta bërë demokracinë tonë sa më të fortë dhe funksionale. Mesazhet tuaja për demokracinë dhe vlerat e saj, për qytetarët dhe përgjegjësitë politike ndaj tyre, për dialog dhe bashkëpunim ndërpolitik, për kurajo dhe pjesëmarrje qytetare në vendimmarrje, janë e mbeten mesazhe frymëzuese dhe nxitëse në përpjekjet tona për të aplikuar standarde të tilla edhe në demokracinë e brishtë shqiptare.
Në fund të mesazhit të tij ish Presidenti Topi nënvizon se nën drejtimin e Presidentit Obama raportet e bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të thellohen, si dhe shpreh bindjen e plotë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë partner aktiv me SHBA dhe pjesëmarrës gjithashtu aktiv në të gjitha nismat e këtij partneriteti.

KOMENTE