Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shqipëria dhe Azerbajxhani duhet të kenë bashkëpunim ekonomik
English

Berisha: Shqipëria dhe Azerbajxhani duhet të kenë bashkëpunim ekonomik

Kryeministri Berisha priti dje në një takim ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Azerbajxhanit, zotin Shahin Mustafayev.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen në Shqipëri, Kryeministri Berisha u shpreh se kjo vizitë do të shërbejë në thellimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike, si dhe në nxitjen e investimeve të ndërsjella. Në këtë kontekst, Kryeministri u shpreh se është e rëndësishme që të dy vendet të punojnë për zhvillimin e një kornize ligjore me qëllim thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimit. “Mënyra më e mirë e intensifikimit të marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, - u shpreh Kryeministri, - është të ndërtojmë marrëdhëniet ekonomike”.

Kryeministri Berisha e njohu ministrin Mustafayev me potencialet e mëdha që zotëron Shqipëria në fushën e naftës dhe gazit. Më tej, Kryeministri Berisha u ndal në projektin e gazsjellësit Trans - Adriatik (TAP). Kryeministri Berisha, duke cilësuar atë si një projekt tejet të rëndësishëm, theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar të përmbushë çdo detyrim të saj në drejtim të realizimit të këtij projekti.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha e njohu ministrin Mustafayev me mundësitë që ofron Shqipëria në fusha të ndryshme si, turizëm, energji, agrikulturë, infrastrukturë, etj. Kryeministri ftoi investitorët azerbajxhanas të investojnë në këto fusha me interes, si dhe e siguroi zotin Mustafayev se qeveria do t’i mbështesë ata që këto investime të jenë të suksesshme. Kryeministri Berisha vlerësoi politikat dhe reformat e ndërmarra nga Azerbajxhani, kryesisht në fushën ekonomike.

Nga ana e tij, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Azerbajxhanit, zotin Shahin Mustafayev, e falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe i përcolli atij urimet më të përzemërta të Presidentit dhe Kryeministrit të Azerbajxhanit për 100 vjetorin e pavarësisë. Ministri Mustafayev u shpreh për rëndësinë e zhvillimit të vizitave bilaterale ndërmjet dy vendeve, të cilat, sipas tij, shërbejnë për një bashkëpunim më të mirë në ardhmen.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Azerbajxhanit i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet për reformat e ndërmarra në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe zhvillimin infrastrukturor të saj. Ministri Mustafayev theksoi rëndësinë e krijimit të një kornize ligjore në mbështetje të biznesit midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Gjithashtu, ai u shpreh se pozicioni gjeografik i Shqipërisë është i një rëndësie shumë të madhe për Azerbajxhanin. Ministri Mustafayev tha se për Azerbajxhanin është me interes nxitja e investimeve të ndërsjella dhe krijimi i kushteve sa më të favorshme për kompanitë shqiptare që të investojnë në Azerbajxhan.

KOMENTE