English

Binjakët e sapolindur quhen Barack Obama dhe Mitt Romney

Një nënë e re sapo ka lindur binjakët e saj dy djem, në Kenia, nuk ka ngurruar fare në vendosjen e emrave të tyre ditën e djeshme.

Me shumë dëshirë dhe krenare ajo i ka quajtur Barack Obama dhe Mitt Romney.

20 vjeçarja Millicent Owuor, e qarkut Siaya u shpreh se do të jetë një ditë e paharraruar dhe që ka një histori për emrat e djemve të saj.

Spitali ndodhet afër fshatit Kagelo, ku ka lindur i ati i presidentit të Amerikës, Barack Obama. Banorët e Kagelos e brohoritën fitoren e Obamës në SHBA.

KOMENTE