Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama në “Top Story”. Intervista e plotë
English

Edi Rama në “Top Story”. Intervista e plotë

Ditën e enjte krytari i socialistëve Edi Rama ka qënë i ftuar në emisionin “Top Story”, drejtuar nga gazetari Sokoll Balla, në kanalin televiziv Top-Channel.

Në një moment vendimtar për fatet e vendit, "Top Story” i Sokol Ballës i dha zë liderit të opozitës, Edi Ramës, në një intervistë eksluzive që përfshiu të gjithë çështjet e aktualitetit të momentit.

Rama u përqendrua në kohën që po skadon për përmbushjen e reformave që do të bëjnë të mundur marrjen e pakushtëzuar të statusit të vendit kandidat, afrimin e datës për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, rolin e Presidentit të Republikës në politikën aktuale, bllokimin e Qarkut të Fierit, 100-vjetorin e pavarësisë, dhe shumë çështje të tjera.

Sokol Balla – Mirëseerdhët zoti Rama. Pyetja e Parë ju drejtohet si kryetar i Partisë Socialiste. 71 vjet më parë, u krijua Partia Komuniste ose origjina e partisë që ju drejtoni sot. Prej asaj kohe, në votë popullore thuhet se e majta përbën forcë madhore në vend, por a është reformuar mjaftueshëm kjo e majtë?

Edi Rama – Kjo pyetje i takon më shumë Saliut, pasi atëherë lindi partia e tij e parë, e cila e farkëtoi në udhën e tij. Parti prej të cilës ai është ndarë formalisht, por jo në formë të vërtetë.

Sokol Balla – Një ditë më parë, ju ishit i pranishëm në funeralin e Lirak Bejkos. Ndërkohë, nga Partia Demokratike ju kujtojnë përditë se ju ende nuk i keni kërkuar ndjesë viktimave të regjimit komunist.

Edi Rama - është për të ardhur keq që Partia Demokratike, partia që lindi si zëdhënëse e një lëvizje të madhe, njëkohësisht atyreve që nuk patën zë në komunizëm, vazhdon të akuzojë me të njëjtën gjuhë kundërshtarët e saj, pikërisht në ditën kur duhet të reflektojë lidhur me faktin se një i burgosur politik, që doli gjallë nga ferri i diktaturës komuniste u vetdogj për shkak të zhgënjimeve të ferrit të ri zhgënjyes të PD-së.

Sokol Balla – Por, a duhet që Partia Socialiste të kërkojë me të vërtetë një ndjesë zyrtare për të kaluarën e saj?

Edi Rama – Partia Socialiste ka bërë dhe këtë e provon historia, gjithçka për t’u shkëputur nga e shkuara si një forcë, e lindur në kohën e re dhe për kohën e re, në raport me të burgosit politikë. Ne sot kemi një angazhim të qartë, të shkruar në programin tonë të Rilindjes Shqiptare ndaj tyre, në funksion të dhënies fund të abuzimit dhe talljes civile me ta.

Sokol Balla – Duke qenë se keni qenë disi më evaziv mbi këtë çështje, unë përsëri këmbëngul duke pyetur tek mungesa e një ndjese publike.

Edi Rama - Jam shumë i keqardhur, por në arkivat tuaj duhet të keni qëndrimin tim shumë të qartë në raport me të shkuarën dhe ndjesën time shumë të qartë, në raport jo me çka i takon thjesht Partisë Socialiste, por me atë që i takon të gjitha forcave politike shqitpare dhe patjetër dhe të gjithë atyre që ishin të përfshirë në Partinë e Punës dhe që në emrin e saj kanë bërë jo pak më mëkate në kurriz të atyre që u burgosën politikisht apo të tjerëve që nëse nuk u burgosën u internuan dhe sakatuan. Sigurisht, njëri prej tyre është protagonisti kryesor, ende kryeministër deri në qershor.

Sokol Balla – Gjatë grevës së urisë, ju kritikuat sjelljen e qeverisë ndaj tyre, ndonëse Nishani u mundua të ndërmjetësonte.

Edi Rama - Presidenti luajti një skeç si aktor i dorës së dytë, në teatrin e hipokrizisë.

Sokol Balla - Presidenti Nishani tha që duhet të marrim shembull nga zgjedhjet në SHBA. Si e vlerësoni këtë deklaratë të tij?

Edi Rama - Mendoj se i ka takuar përpara se të tregojë që nga se të frymëzohemi, në raport me ngjarjen e rëndë që ndodhi, si President i të gjithë shqiptarëve, që të nderonte shqiptarin që u vetdogj dhe la pas dy vajzat e tij nga trishtimi dhe zhgënjimi i thellë që ka prodhuar kjo klasë politike për këtë shtrësë të popullsisë.

Sokol Balla - Ju kanë akuzuar nga mazhoranca si bashkësponsor të kësa greve urie, pas aktivitetit që keni bërë dhe mbështetjes që treguat për ish-të përndjekurit, vërtet mendoni se ata do ta mendojnë këtë dhe të votojnë për Partinë Socialiste?

Edi Rama – Në asnjë takim nuk i kemi kërkuar votë, as në nderimin e të ndjerit Bejko dhe nuk përbën kërkimi i votës arsyen e interesit tonë dhe as motivimin për të cilën duam të ndihmojnë dy njerëz për plagët e djegies së tyre, që të marrin kurim në shtete fqinje. Por, e bëj këtë i shtyrë vetëm nga ndienja e përgjegjësisë si një njeri që ka mundësi të ngrejë telefonin dhe të kërkojë ndihmë e nga ana tjetër si një njeri i këtij vendi që nuk mbetet indiferent ndaj kësaj çështje. Ajo që më çon mua në çadrën e tyre, pa kamera, ishte nevoja për të komunikuar me ta dhe nga ana tjetër, respekti ndaj tyre për të mos e përdorur si sfond të asnjë lloj qëndrimi politik, atë që në fakt ishte një grevë urie për bukën e gojës.

Sokol Balla – Ndërrojmë temë. Si e pritët ju shkarkimin e “bashkëpuçistit”, ish-kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqirit.

Edi Rama - Si një vijim të natyrshëm të zgjedhjes së gabuar dhe arrogante të Presidentit të sotëm të Republikës, për të cilin e ka thënë dhe vazhdoj të jem i bindur, është thjesht një ministër më shumë në qeverinë e Partisë Demokratike. Do të kisha dashur shumë që presidenti të jepte një provë që unë të isha i gabuar, por fatkeqësisht po jep vetëm prova se jo vetëm nuk kemi gabuar kur nuk i dhamë votën, por edhe kemi qenë thellësisht në shërbim të interesit të vendit, duke kërkuar një president që të mos jetë noter i Berishës në zyrën më të lartë të shtetit.

Sokol Balla - Presidenti dhe maxhoranca bënë të qartë përpara vizitës së Clinton, se fundi i nëntorit duhet të na gjejë me një Prokuror të ri të Përgjithshëm. Partia Socialiste, nga ana e saj nuk duket se po bën ndonjë rezistencë serioze ndaj kësaj lëvizje politike.

Edi Rama – Partia Socialiste është e angazhuar tërësisht për të qeverisur Shqipërinë pas 200 e ca ditësh dhe tërësisht e vetëdijshme se në ditët e mbetura, PD do të bëjë vetëm atë që ka bërë deri më sot, drejtimin e vendit në rrugën e rrënimit, duke rrënuar institucionet, sic bëri me Presidencën, ekonominë, siç po rrënon familjet e zakonshme shqiptare dhe të gjithë sipërmarrësit që nuk janë pjesë e oborrit. Në këto muaj të mbetur deri në zgjedhje, Berisha do të vazhdojë të rrënojë shoqërinë.

Sokol Balla – U dukët shumë entizuast për rizgjedhjet e Presidentit Obama në krye të SHBA-ve. Përse?

Edi Rama - Besoj se nuk përbën asnjë rast të veçantë, entuziasmi për fitoren e Presidentit Obama është i natyrshëm i shumicës dërmuese të njerëzve, kudo në botën e lirë, kudo ku njerëzit aspirojnë për një shoqëri të drejtë, kudo që njerëzit aspirojnë për ndarje të drejtë të përgjegjësive dhe të barrës së kontributeve. Njerëzit aspirojnë për gjithçka, që Presidenti Obama përfaqëson si mishërimi i një politike që në thelbin e saj mbron shtresën e mesme dhe të varfërit, duke i kërkuar më të pasurve që të kontribojnë më shumë.

Sokol Balla – Në komentet tuaja në rrjetin shoqërir “Twitter”, ju e komentuat këtë sukses edhe si një fitore të taksës progresive. Vazhdoni të këmbëngulni në këtë taksë në programin tuaj?

Edi Rama - Nuk e quajta fitore të taksës progresive, por fitore të një ideje ndaj një tjetre, të një vizioni të shoqërisë ndaj një tjetri, të një projekti që nënkupton një shoqëri të drejtë, ku përgjegjësitë dhe barra ndahen në mënyrë të drejtë dhe ku shërbimet për të gjithë pjestarët e shoqërisë nuk jepen sipas xhepit apo nevojës. Një fitore e një vizioni që bie në kundërshtim me atë që kush fiton më pak paguan më shumë dhe sa më shumë të fitosh aq më shumë paguan. Bie në kundërshtim me një vision kur predikohet se shteti duhet të shërbejë më pak dhe se dora e fshehtë e tregut i rregullon gjërat pa fuqëinë rregullatore të shtetit.

Sokol Balla – T’i rikthehemi raporteve të partisë suaj dhe tuajat personale me amerikanët. Dikush mund të thotë se vjet, kur kryetari i mazhorancës ishte mbi vështirësi të mëdha, atë e quajtën një burrë shteti. Më pas, kur ju patët problemet tuaja në zgjedhjet e korrikut, qëndruan indiferentë. Mbi zgjedhjet, mendoni se administrata amerikane ka krijuar një ide të qartë?

Edi Rama - Mendoj se ndalimi i Clinton në Tiranë, ishte pasqyrë e një kthjelltësie të plotë lidhur me vetëdijen e aleatit tonë të madh strategjik për domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ajo iu drejtua parlamentit me shprehjen ju lutem bëni zgjedhje serioze, dmth se ka një shqetësim shumë serioz dhe adreson edhe një apel për këtë.

Sokol Ballës - Pas ikjes së saj, më shumë dukej sikur ishit entuziast për takimin, se sa vizitën. Çfarë ju tha duke iu bërë kaq entuziast?

Edi Rama - Nuk e fsheh që ishte takimi më i bukur i jetës sime politike. Takimi më i bukur, sigurisht ishte po aq i bukur takimi me Presidentin Obama, por ky ishte një takim i gjatë, në të cilin pata kënaqësinë e jashtëzakonshme të diskutoja me Sekretaren për ato cështje që kam shprehur edhe publikisht disa herë më parë.

Sokol Balla – Pra takimi me Clinton ishte edhe më i bukur se ai me Presidentin Obama?

Edi Rama – Nuk thashë ekzaktësisht këtë, por ndryshimi është që ishte një takim i gjatë, ndërsa me zonjën Clinton shtjellova në mënyrë shpjeguese problematikën me të cilën përballemi sot. Takimi me Obamën ishte një eveniment, për mua si politikan dhe qytetar, e admirues i tij, nga pozitat e një njeriu që beson shumë në atë që ai përfaqëson dhe përpiqet të bëjë

Sokol Balla – Ju nuk keni folur shumë për këtë takim me Presidentin e SHBA-ve.

Edi Rama – Nuk ka qenë një takim zyrtar dhe duke qenë kështu, as nuk kam pasur dhe as nuk kam dëshirë që të bëj gjëra publike, duke respektuar faktin që takimi nuk ka qenë zyrtar.

Sokol Balla - A mendoni se amerikanët janë “ok” me rotacionin politik në Shqipëri. Ju nuk mund të thoni që nuk keni pasur probleme në komunikimin me tan ë të shkuarën.

Edi Rama – Unë besoj në marrëdhëniet e sinqerta me amerikanët dhe sinqeriteti nuk nënkupton marrëdhënie që janë të karakterizuara edhe nga komunikime, por nënkupton marrëdhënie solide që forcohen me komunikim të hapur për çështje të caktuara. Nga ana tjetër, nuk ka pikë dyshimi dhe kjo është pjesë e AND-së së PS, qysh në krye të herës, ne kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi të gatshëm për ta mishëruar këtë partneritet në shkallën e më të lartë.

Sokol Balla – Zonja Clinton i kërkoi publikisht palëve të bashkëpunojnë dhe ju la të kuptoni që jeni bashkëpërgjegjës për fatet e vendit.

Edi Rama - Që ne jemi bashkëpërgejgjës kjo është e padyshimtë dhe është themeli i bashkëjetesës demokratike mes qeverisë dhe opozitës. Megjithatë, tjetër është bashkëpërgjegjësia dhe tjetër është fajësia për keqtrajtrimin e fateve të vendit dhe në këtë pikëpamje, nuk ka asnjë ekuivok se fajësia për keqtrajtimin e tyre i takon atyre që qeverisin.

Sokol Balla - A kërkoi Clinton miratimin e ligjeve të mbetura për fitimin e statusit të vendit kandidat?

Edi Rama – Jo, ajo nuk e bëri këtë as zyrtarisht dhe as personalisht.

Sokol Balla – Atëherë, çfarë do të bëni me këto ligje?

Edi Rama - Nuk kam ndërkohë asnjë ekuivok, pa asnjë dyshim, ne jemi tërësisht të gatshëm që të tre këto projekte, sepse në fakt nuk janë ligje, por një projekt, të japim kontributin siç e kemi thënë për të gjithë paketën e ligjeve që cuan tek statusi i kushtëzuar. Për këtë, ne jemi pa asnjë kompleks, të presidozuar për marrjen e të gjithë meritës sepse nëse ka patur progres Shqipëria gjatë këtij viti, ky ka qenë progresi në legjislacion. Nuk ka pasur progres as në luftën ndaj korrupsionit, as në cështjen e pronave apo krimit të organizuar dhe as me drejtësinë apo administratën publike. Kush kujton se do i hedhë hi syve duke thënë se po e bllokon opozita, do të ballafaqohet me popullin shqiptar nesër si çështje që e pengojnë progresin e mëtëejshëm në raportin me BE-në. Ajo që mbetet e qartë dhe e rëndësishme është që një nga këto çështje që ka të bëjë me thelbin është sundimi i ligjit, jepet drejtëpërdrerjtëe me zbatimin e vendimit të gykatës së lartë për Fierin. Vullneti i 300 mijë qytetarëve nuk mund të shkelet arbitrarisht dhe kjo është ajo që ne kërkojmë.

Sokol Balla - Berisha ofroi opsionin e ri për zgjidhjen e ngërcit në Fier, mocionin për anëtarët dhe kryetarët e Qarkut.

Edi Rama - Kjo është antiligjore dhe antikushtetuese. Saliu nuk është mbi ligjin, pavarësisht se ai ka vendosur ndryshe. Ligji dhe vendimi i gjykatës është i qartë, ndaj nuk ka nevojë për mocion, gjykata e nënvizon gjithashtu këtë.


Sokol Balla: Për Fierin, nisi si sherr pas sherrit tjetër, videos Meta-Prifti. Sot Meta është pranë Berishës, Prifti është pranë PS?

Edi Rama: Jo! Prifti ëshë në opozitë, por jo pranë Partisë Socialiste.

Sokol Balla: Jeni penduar për darkën me Metën, apo mendoni që ai ju ka një borxh?

Edi Rama: S’kam arsye të pendohem. Takimi është bërë nisur nga vullneti i mirë dhe interesi publik.

Sokol Balla: Keni humbur aleancën me Nard Ndokën dhe nuk po shohim aleanca të reja…

Edi Rama: Ne jemi të fokusuar për të zgjeruar aleancën tonë ndërpartiake, por edhe me publikun duke zgjeruar bazën e mbështetjes për Partinë Socialiste që po ndodh dita–ditës.

Sokol Balla: A nuk ju duket arrogante refreni “kush të dojë le të na bashkohet”? LSI dhe Idrizi janë larg jush, kryetarja e KQZ-së nisi punën pa votën tuaj,. Cfarë mendoni se keni më mirë se 2009?

Edi Rama: Është Shqipëria shumë më gri se sa në 2009. Por besoj se është ende herët për të folur për materializimin e aleancave dhe jam i bindur që koalicioni ynë do të jetë më i madhi opozitar që ka patur njëherë vendi që do të përballet me qeverinë.

Sokol Balla: Ju iku edhe Harasani. Thonë se jeni shokuar nga ikja e tij?

Edi Rama: Më ka ardhur e papritur, por më ka lënë një shijë pozitive mënyra se si Andisi u tërhoq nga jeta politike dhe dinjiteti me të cilën komunikoi tërheqjen e tij, tërësisht për shkaqe familjare.

Sokol Balla: Debate në Partinë Socialiste nuk është shuar. Blushi është më afër, por në asamblenë e fundit u përplasët me Gjonin që e cilësoi partinë kooperativë. Pse nuk po gëzon Partia Socialiste një institucion të debatit publik?

Edi Rama: Kjo është një pamje pak folklorike e asaj që duket nga larg, por nuk është ajo që përbën atë cka është sot Partia Socialiste dhe cka ndodh në PS për PS. Besoj shumë që s’ka asnjë shqiptar që mund ta besojë se PS është një institucion i bunkerizuar, megjithë përpjekjet e Saliut për ta përshkruar si të tillë, ashtu sikundër unë në atë mozaik emrash që ju përmendet ju them se pjesa më e madhe janë në shërbim të qëllimit të përbashkët.

Sokol Balla: Akuzat e tjera janë ato që thonë se grupi i Mjaftit po merr PS.

Edi Rama: Edhe këtë e thotë Berisha.

Sokol Balla: Megjithatë në forumet e në poste janë persona që kanë ardhur nga Mjafti.

Edi Rama: Ata njerëz po bëjnë rrugëtimin e tyre brenda PS, njerëz që kanë vizion dhe ndajnë të njëjtat vlera.

Sokol Balla: A jeni sot me larg apo më afër me FRD, sepse tashmë nuk keni më monopolin e opozitës, ka edhe parti të tjera opozitare?

Edi Rama: Që ka opozitë, ka parti që vijnë nga e djathta dhe që kërkojnë largimin e kësaj qeverie dhe të kryeministrit është pozitive dhe lajm i mirë për skenën politike shqiptare, por edhe për publikun që meriton të përfaqësohet më mirë në anën e djathtë, si ish të përndjekurit politikë psh, që vendosin të vetësakrifikohen sepse u mashtruan për 22 vjet me radhë. Sot nuk jemi në kushtet e një normaliteti politik. Sot jemi në kushtet e një qeverisje në formë regjimi, sot s’ka vend për të hedhur votën në rrugë të mesme, sepse s’mund të ketë rrugë të mesme për një qeveri që kërcënon votën e lirë, e cila tashmë është tërësisht e ravijëzuar si një forcë që con vendin drejt rrënimit.

Sokol Balla: E shini si domosdoshmëri?

Edi Rama: Është nevojë historike dhe jam i binudr që shqiptarët, shumica, duke e ndjerë këtë nevojë historike, do të bëjnë një zgjedhje të qartë dhe besoj se nuk do të tundohen për rrugën e mesme, si në 2009, që la shumë njerëz që votën e tyre e dhanë për tjetër gjë, ndërsa ajo përfundoi tërësisht në të kundërtën. Këtu i referohem plotësisht LSI-së.

Sokol Balla: Ia keni mbyllur derën?

Edi Rama: Ka vetëm një rrugë për të bërë opozitë, braktisja e qeverisë.

Sokol Balla: A ka një komunikim me Aleancën Kuqezi?

Edi Rama: AK është një nga 2 partitë që u krijuan si vokacion i djathtë për të riafirmuar një të djathtë të mbetur në mes të rrugës dhe si e tillë edhe për AK vlen ajo që thashë për FRD-në.

Sokol Balla: Po por AK ka një spektër më të gjërë dhe mund t’ju dëmtojë.

Edi Rama: Ne nuk na dëmton dot asnjë forcë politike që nuk del qartësisht në dritën e opozitarizmit dhe nuk hap shtigje në rrugë të mesme që mund të kthehen në rrugë qorre për ata që e mbështesin.

Sokol Balla: Ndryshe, nga 2008-ta sot situata duket më e fjetur. Më mirë apo më keq?

Edi Rama: Është një situata që ka ende mosbesim, cinizëm që buron nga një pesimizëm i natyrshëm shoqëror sepse njerëzit kanë të gjitha arsyet për t’u ndjerë të braktisur nga politika, pas kaq shumë premtimesh dhe zhgënjimesh dhe për të mos u ndjerë lehtësisht të gatshëm të besojnë. Unë i kuptoj njerëzit që sot ndjehen më të ndrojtur dhe qendrojnë larg. Do të kërkoj që ata të kuptojnë se qendrimi në qoshe duke thënë se të gjithë janë njësoj, vecse shton errësirën në atë qoshe. Është shërbimi më i mirë që mund t’u bëhet atyre që duhet të largohen.

Sokol Balla: Ju akuzojnë se nuk ngjallni entuziazmin e duhur elektoral, ndërsa Berisha e ka nisur fushatën.

Edi Rama: Kryeministri gjithë jetën ka motorrin për të propoganduar dhe asnjëherë për të qeverisur, motorr për të rendur dhe përhapur gënjeshtra dhe asnjëherë nuk është përballur me realitetin. Sa më takon jam i binudr se kjo do të jetë një rrugë që do të përfshijë përditë e më shumë njerëz dhe se në zgjedhjet e ardhshme, shqiptarët do të fusin 2013 si vitin e ndryshimit të madh, ndalimit të rrënimit të mëtjeshëm.

Sokoll Balla: Ka ndryshuar qendrimi juaj për 21 Janarin dhe cështjet delikate?

Edi Rama: 21 Janari është një plagë e hapur e cila sigurisht, i rendon humbjes në cdo mbrëmje në familjen Nika, por dua që gjithë ta dëgjojnë dhe ta besojnë se kjo nuk është vetëm plaga e tyre. Askush nuk mundet të pretendojë se ka të njëjtën peshë, por kjo është një peshë e ndarë në shumë zemra dhe në shumë ndërgjegje dhe unë jam një nga shumë njerëzit që marrin pjesë në ndarjen e kësaj barre dhe si kryeministër i vendit do të bej gjithcka që kjo plagë të kurohet nga drejtësia.

Sokol Balla: Do të kërkoni rihetim për Gërdecin?

Edi Rama: Ne jemi të vendosur që ta qeverisim Shqipërinë ndryshe dhe kjo do të thotë që të mos bëjmë me institucionet të njëjtën gjë që është bërë deri më tani, por t’u krijojmë kushte që ato të funksionojnë. Në këtë aspekt kemi mundësi që të ndërtojmë instrumenta për të nxitur dhe mbështetur procese që ky vend duhet të bëjë të mundura për të qenë i lehtësuiar, por nuk do vijmë në qeverisje për të bërë prokurorin dhe gjykatësin.

Sokol Balla: Një nga akuzat është se në bashki dhe tani në krye të PS, jeni vulnerabël ndaj klientelizmit. Për Albeptrol për shëmbull, PS është në heshtje.

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë, sic është e pavërtetë lidhja ime me klientelizmin. Për Albpetrol kam folur në fillim. Sa për klientelizimin jam i gatshëm të provoj me fakte të administrimit tim në 11 vjet në Tiranë, se nuk kam lidhje me këtë fenomen, nepotizmin apo shumëcka tjetër që në një teknike perverse mediatike është formuluar si akuzë dhe përsëritur në pafundësi, bazuar në atë “shpif shpif se dicka do të dalë”.

Sokol Balla: Si është komunikimi me Erjon Bracen? Thonë që ai është në listën e zezë të deputëtëve.

Edi Rama: Që Brace është në listën e zezë është, por të qeverisë dhe kjo i rrit vlerat dhe konfirmon kontributet e tij për Partinë Socialiste.

Sokol Balla: Ka listë të zezë me emrat e deputëtëve që nuk do të jenë më kandidatë?

Edi Rama: Ne kemi një grup parlamentar të gatshëm për të përballuar fushatën me sukses.

Sokol Balla: Elisa Spiropali do të jetë?

Edi Rama: S’mund të vazhdojmë me emra konkretë.

Sokol Balla: Blushi foli për ushtria elektorale, mund të na flisni pak më shumë meqë përgjimi ishte i pamundshëm për shkak të zhurmuesit të celularëve dhe nuk pati rrjedhje informacioni.

Edi Rama: Është normale që në një institucion serioz është të mos funksionojnë telefonat. Kjo është një praktikë që gjendet në shumë instanca dhe që është e nevojshme kur raporti mes një komuniteti dhe asaj instance nuk është aq i forcuar tradicionalisht. Ne bëmë një lexim të thellë të zgjedhjeve të 8 majit. Kemi të gjithë bazën e arsyetimit për të besuar se në rast se i referohemi shembujve pozitivë do të bëjmë një fitore spektakolare qershorin e ardhshëm dhe mbi shembujt pozitivë do të ndërtojmë strategjinë me sa më shumë njerëz dhe elementë të rinj në bërjen e fushatës elektorale, sic kemi bërë gjithnjë. Kemi qenë gjithmonë avangardë në modernizimin e fushatave elektorale dhe një skemë organizative që do të bëjë votën e shqiptarëve shumë më të sigurt.

Sokol Balla: Strategjia juaj paraelektorale bazohet shumë tek rrjetet sociale dhe interneti. Duket se Shqipëria është në moshën e internetit dhe për këtë duhet të falenderoni qeverinë Berisha.

Edi Rama: S’kam arsye të falenderoj qeverinë, por faleminderit që më thatë mundësinë të komunikoj këtu “Ngri Flamurin”, nisma jonë, një projekt që ka nisur para dy ditësh dhe me shpejtësi po mbledh ëndrra të rejash dhe të rinjsh për të nesërmen duke bërë një grup njerëzish që bashkohen përmes medias sociale drejt një qëllimi të përbashkët. Kjo do të jetë një nga risitë e kësaj fushate dhe jam i bindur që cdo skeptik, do të kuptojë se është koha që në Shqipëri, përmes rrjeteve sociale mund të bëhen transformime të rëndësishme, koha për të kuptuar se në këtë botë që ndryshon, politika duhe t’u drejtohet rrjeteve sociale me forma të reja dhe efektive, jo vetëm për të folur por edhe për të dëgjuar. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në “Ngritjen e Flamurit” online dhe 100 njerëzit që do të përzgjidhen përmes pëlqimeve në Facebook do të jenë të ftuar në ceremoninë e 100 vjetorin në Vlorë.

Sokol Balla: Meqë jemi të 28 nëntori, përplasja është e fortë edhe për këtë.

Edi Rama: Saliu 28 e bëri 27, 29 e bëri 28. Kudo që vendos dorë ai e prish. Dekori i 28 nëntorit në Tiranë është një përzierje spektakolare e vulgariteti me mungesën minimale të sensit estetik. Kanë veshur ato shtyllat dhe vini re që i kanë veshur deri në mes dhe duken shtyllat sikur janë me pantalllona. Dekori i Pallatit të Kulturës duket si reklama e një shkume rroje. Ahmet Zogu kur festoi 25 vjetorin e Pavarësisë ftoi njerëzit kundërshtarë në komisionin e përgatitjes së festës së madhe. Sot jemi në 100 vjetor dhe vetë mënyra e kremtimit është shprehja me flagrante që ky vend s’ka shtet, s’ka protokoll, s’ka as shije sepse ata që qeverisin s’kanë vizion, s’kanë projekt, s’kanë shije. Shqipëria pasurinë më të madhe të saj ka bukurinë dhe po goditet duke u shëmtuar dita-ditës.

Sokol Balla: Do shkoni në ceremoninë e rivarrimit të Ahmet Zogut?

Rama: Jo. Besoj se nuk ka vend në planet ku Presidenti i Republikës të ketë këshilltar princin, ose gjithë forcat republikane bëjnë një ceremoni për një rivarrim që mund të kryhet normalisht në kushtet e një qasje humane të sensit të historisë, por pa e kthyer në një evenimet ku të përfshihet gjithë politika.

Programi ekonomik, shëndetësor, arsimit etj.

Edi Rama: Shërbimi për shëndetin nuk mund të jepet sipas xhepit, por sipas nevojës, e njëjta gjë vlen edhe për arsimin, punësimin. Arsimi ka të bëjë me vendosjen e një balance mes arsimit privat dhe publik. Një nga problemet që ka Shqipëria është evazioni dhe informaliteti. Por cfarë mund të bëhet kur cdo familje të papunësh dalin në rrugë për të shitur cka të mundin për të jetuar. Si mund të formalizohen? Këtu kemi të bëjmë me një stimul, do heqim taksën e biznesit të vogël. Është një taksë që në buxhet nuk ka një ndikim të papërballueshëm.

Sokol Balla: Por kush do të investojë nëse i merren paratë biznesit të madh?

Edi Rama: Sot në Shqipëri ka 9500 biznese të mëdha dhe vetëm 50 prej tyre kanë një normë fitimi fantastike, ndërsa 1450 janë nën trysninë e faktit që duhet të përballen me arbitraritetin dhe barrierat e rrugës së konkurencës. Taksa e sheshtë në disa raste për shkak të gjobave, shkon ndonjëherë në 100 përqind, jashtë cdo imagjinate. Ne do të ngrëmë në piedestal sipërmarrësin.

Sokol Balla: CEZ-i duket sikur do të largohet?

Edi Rama: Është historia e një projekti të dështuar privatizmi dhe e një qeverie që nuk është në gjendje që të bëjë të respektohen kontratat.

KOMENTE